Spitali i Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë ka njoftuar për ndarjen nga jeta të infermierit dhe punëtorit shëndetësor Bejtulla Haziri, i cili ndërroi jetë më 11 mars 2026.
Spitali, përmes një njoftimi të lëshuar, ka shprehur dhimbje për humbjen e një prej bashkëpunëtorëve të tyre afatgjatë, duke theksuar kontributin e tij në shërbim të pacientëve dhe sistemit shëndetësor, transmeton Gazeta Shneta.
I lindur më 1 gusht 1965 në Bajskë të Vushtrrisë, Haziri ia kushtoi jetën – profesionit të infermierit dhe kujdesit ndaj pacientëve.
Që nga viti 1999 ai ishte pjesë e stafit të Spitalit të Përgjithshëm në Mitrovicë, ku për vite me radhë shërbeu në Repartin e Urologjisë.
Njoftimi i plotë:




