Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Fajtorët për një palë zgjedhje të reja? Qytetarët e ndarë, mes Kurtit dhe opozitës

Lajme 13/03/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Në prag të debatit për zgjedhjet e reja në Kosovë, qytetarët shprehin mendime të ndryshme për atë se kush mban përgjegjësinë kryesore për situatën politike.

Disa fajësojnë kryeministrin Albin Kurti për mosgjetjen e një zgjidhjeje të pranueshme, të tjerë e përqendrojnë kritiken tek opozita.

Qytetari Zymer Mramori për Ekonomia Online tha se përgjegjës për situatën është kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

“Po fajtori po dihet, ky zotëria Albin Kurti. S’deshi me zgjedh… Ibrahim Rugova ka qenë atëherë, ia dha me 5-6% Ramush Haradinajt, e bëri kryeministër. Vetë president, këtij (Albin Kurtit) ia dha kryeministrin. Ky s’po do, po do t’i marrë të gjitha, e ashtu s’shkon. Nëse i ke 80 deputetë, në rregull është”, thotë ai.

Por në gjithë këtë situatë politike, ai nuk e sheh si përgjegjëse opozitën.

“Vallahi, opozita boll pak. Ky krejt i ka organizuar, krejt këto vjet… vitin e kaluar, 2025, nja një vit na barrikadoi. Pa qeveri, pa asgjë. Shpërndante para, unë jam pensionist, na dha nga 100 euro. Pse me na i dhënë 100 euro? Me i futur në prodhim ato! Studentëve nga 100 euro, veç për t’i fituar votat, asgjë tjetër”, tha Mramori.

Por ndryshe nga Mramori është një tjetër qytetar, që fajëson opozitën.

“Opozita.  Vallahi, s’ka çfarë të bëjë as ajo, se ndoshta edhe ajo është pak fajtore, ama këta më shumë. Se duhet t’i votojnë dikë… Glaukun (Konjufca) ose Vjosën (Osmani), duhet t’i votojnë, ta zgjedhin njërin”, tha qytetari.

Gani Makolli për Ekonomia Online u shpreh ndryshe nga të tjerët.

“Fajtor është krejt puna që nuk e kemi një Enver Hoxhë. Faleminderit. Jua lë analistëve ta shpjegojnë”, theksoi ai.

Në gjithë këtë mes, faj po vihet edhe te qytetarët. Nexhmedin Llapashtica në një prononcim për Ekonomia Online tha se kishte pak qytetarë që shfrytëzuan të drejtën e votës. Mirëpo thekson se kryeministri Albin Kurti bashkë me qeverinë duhet të jap dorëheqje.

“Së pari, fajtor është populli. Në zgjedhjet e fundit kanë dalë vetëm 35.7%. Unë i lus qytetarët që të dalin mbi 86%. Ata që fitojnë janë përfaqësues të popullit dhe të shtetit. Në këto momente, zgjedhjet që po duan me u bë, Albin Kurti është fajtori total. Total Albin Kurti. Nuk ka mundësi këtë popull ta mbajë peng as Serbia, as shkijet (serbët) nuk na kanë mbajtur kështu siç po na mban ky. Unë mendoj se ky shtet duhet t’i krijojë kushtet. 75% të ligjeve të një shteti të Evropës nuk po i aprovojnë në Parlamentin e Kosovës. Kjo do të thotë se edhe deputetët nuk e përfaqësojnë popullin, po e përfaqësojnë familjen. Fyen, shahen në Parlament. Ata janë përfaqësues të popullit, duhet të jenë në nivel të lartë si e përfaqësojnë popullin. Unë mendoj se Albin Kurti dhe qeveria Kurti duhet patjetër të japë dorëheqje dhe të shkojë në zgjedhje të tjera. Dhe i lus qytetarët, Zoti ua ka mundësuar shëndetin, dilni votoni. Shteti ua ka krijuar mundësitë, votoni, mos e ndalni votën se populli pëson”, tha ai.

Qytetari thotë se opozita është ndër më të vështirat.

“Po, opozita është një ndër opozitat më të vështira që ka krijuar ky popull. Një vit nuk e çojnë dorën: po, jo, me votu. Kur është ligji dhe deputeti e merr imunitetin, duhet ta ngrejë dorën lart për: po, jo, ose abstenim. Ata abstenuan dhe ky popull të kah do të shkon më tej. Unë mendoj se jemi në gjendje të vështirë”, tha Llapashtica.

Më 5 mars ishte afati i fundit kur Kosova do të duhej ta zgjidhte presidentin, 30 ditë para skadimit të mandatit të Osmanit më 4 prill.

Seanca u ndërpre në mungesë të kuorumit, pasi në sallë mungoi opozita. Në garë ishin Glauk Konjufca dhe Fatmire Kollçaku-Mullhaxha, të dy nga partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje. Si pasojë, kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, i kërkoi Gjykatës Kushtetuese t’i pezullojë përkohësisht afatet kushtetuese për zgjedhjen e presidentit të ri.

Megjithatë, sipas Osmanit, përpjekjet e dështuara të një nate më parë për ta zgjedhur presidentin në Kuvend, nuk ishin as rastësore, as të pamendura, ndonëse deputetët i patën 23 ditë për ta finalizuar procesin prej konstituimit të institucionit.

Artikulli paraprakStudimi: Dy javë pa internet mund të përmirësojnë funksionet e trurit
Artikulli i rradhës QMF në Lagjen e Muhaxherëve pajiset me tre shtretër spitalorë, donacioni i Bondsteel

Ju sugjerojmë

Spitali i Përgjithshëm i Pejës apelon për zgjidhje urgjente të problemit me mbeturinat nga institucionet përgjegjëse

22/07/2026 Lajme

15 të lënduar gjatë stuhisë së fuqishme në Shkup

22/07/2026 Lajme

IHMK paralajmëron: Pritet stuhi e fuqishme në të gjithë Kosovën

22/07/2026 Lajme

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.