Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Vitia: Raportoni nëse barnat që figurojnë në stok mungojnë në klinika

Lajme 15/03/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia në një intervistë për Ekonomia Online, ka deklaruar se të gjitha barnat që gjenden në stokun e Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK) tashmë janë bërë publike, pas raportimeve për mungesa të shumta të barnave esenciale në klinikat e QKUK-së, veçanërisht për pacientët me kancer.

Në një prononcim për Ekonomia Online, ai tha se ka pasur raportime të vazhdueshme, shpeshherë edhe të pakonfirmuara, për mungesë të barnave.

“Ka pas raportime të vazhdueshme shpeshherë edhe jo të konfirmuara për mungesë të barnave gjatë gjithë kësaj kohe. Prandaj përmes bordit të SHSKUK-së kam kërkuar që të bëhen publike të gjitha barnat të cilat janë në stoqet e barnatores qendrore në SHSKUK, por jo vetëm. Në këtë drejtim u bënë tash disa muaj që bëhet ky raportim dhe qytetarët në mënyrë që mos të krijohet konfuzitet për barnat të cilat janë apo nuk janë, tash edhe mediat edhe qytetarët mund të shikojnë në faqen, në uebfaqen e SHSKUK-së që cilat barna janë në stoqet tona”, tha ai.

Ministri u bëri thirrje qytetarëve që të raportojnë menjëherë nëse hasin në mungesë të barnave që figurojnë në stok.

“Dhe në këtë mënyrë i ftoj të gjithë qytetarët që për barnat të cilat konfirmohet që janë në stoqe dhe nuk i gjenden kur, kur shkojnë, të bëjnë menjëherë lajmërimin edhe në SHSKUK edhe në Ministrinë e Shëndetësisë dhe ju garantoj që do të merren masat adekuate”, tha ai.

Ai pranoi se herë pas here mund të ketë mungesa tranzitore të barnave, duke i arsyetuar me vonesa nga operatorët ekonomikë.

“Po, herë pas here ndodh që të kemi mungesa tranzitore të barnave, qoftë për shkak të vonesave në sjelljen e tyre nga operatorët e ndryshëm ekonomik, të cilët natyrisht pastaj konform ligjeve në fuqi penalizohen për vonesat. Mirëpo prapë po e përsëris, të gjitha barnat që gjenden në stokun e SHSKUK-së tashmë janë publike dhe të gjithë qytetarët pa dallim, përfshirë këtu edhe mediat, kanë qasje në këtë listë dhe natyrisht ju ftojmë edhe juve që të raportoni kur ka raste të cilat qytetarët mund të raportojnë se mungon ndonjë bar tjetër dhe ta bëjmë publike dhe të ndërmarrim masa nëse këto raporte nuk janë të sakta”, tha ai. /EO/

Artikulli paraprakParashikimi i motit për sot
Artikulli i rradhës Studim: Multivitaminat mund të ngadalësojnë plakjen biologjike

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.