Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Studentët e Stomatologjisë protestojnë kundër numrit të madh të stomatologëve: Rritja e pakontrolluar e studentëve nuk përputhet me nevojat e vendit

Lajme 16/03/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Studentët e drejtimit të stomatologjisë në Universiteti i Prishtinës kanë zhvilluar një aksion protestues para Agjencia e Kosovës për Akreditim në Prishtinë, duke kundërshtuar rritjen e madhe të numrit të studentëve në këtë drejtim në disa kolegje private dhe duke kërkuar ruajtjen e standardeve akademike dhe profesionale.

Aksioni u organizua nga Lëvizja Studentore për Barazi Kritike Veprim, ndërsa studentët thanë se reagimi i tyre vjen për shkak të shqetësimeve të shumta që lidhen me mënyrën e organizimit të studimeve të stomatologjisë në disa institucione private, raporton Gazeta Shneta.

“Sot ndoshta më shumë se asnjëherë më parë e shohim të domosdoshme të bëjmë një reagim publik në emër të Lëvizjes Studentore për Barazi Kritike Veprim dhe në emër të të gjithë kolegëve studentë të drejtimit të stomatologjisë,” thuhet në deklaratën e studentëve.

Ata theksojnë se stomatologjia është një profesion shumë i ndjeshëm dhe kërkon përgatitje të gjatë akademike dhe standarde të larta profesionale.

“Stomatologjia si profesion i rëndësishëm shëndetësor kërkon përgatitje të gjatë akademike, përgjegjësi të lartë profesionale dhe standarde të rrepta në edukim. Studentët e këtij drejtimi përfundojnë gjashtë vite studime universitare dhe fitojnë titullin ‘Doktor i Stomatologjisë’, përpara se të kalojnë në stazhin profesional dhe në specializime të mëtejshme,” theksohet në reagim.

Sipas studentëve, në Universiteti i Prishtinës drejtimi i stomatologjisë është një nga programet më sfiduese dhe më konkurruese.

“Procesi i pranimit është selektiv dhe bazohet në kritere të qarta akademike, ndërsa gjatë studimeve studentët i nënshtrohen një sistemi rigoroz vlerësimi në lëndët teorike dhe praktike. Praktika klinike dhe infrastruktura universitare janë të organizuara në mënyrë që studentët të fitojnë aftësitë e nevojshme për trajtimin profesional dhe të sigurt të pacientëve,” thuhet në deklaratë.

Megjithatë, studentët pretendojnë se në disa kolegje private situata është krejtësisht ndryshe.

“Në disa institucione mungojnë kriteret e qarta për pranimin e studentëve dhe procesi i vlerësimit akademik nuk është gjithmonë i bazuar në standarde transparente,” thuhet në reagim.

Një nga shqetësimet kryesore, sipas tyre, lidhet me praktikën klinike.

“Ka raste kur studentët në këto institucione janë të detyruar të sigurojnë vetë pacientët për të realizuar praktikën klinike, ndërsa në disa raste kjo praktikë nuk realizohet fare për shkak të mungesës së kapaciteteve klinike. Kjo përbën një problem serioz për formimin e një stomatologu kompetent,” thanë studentët.

Ata ngritën shqetësim edhe për rritjen e vazhdueshme të numrit të studentëve në këtë drejtim.

“Jemi dëshmitarë të praktikave të transformimit të studentëve nga drejtime të tjera drejt stomatologjisë pa kritere të qarta, duke rritur artificialisht numrin e studentëve në këtë program,” thuhet në deklaratë.

Sipas studentëve, kjo situatë po çon në një mbingarkesë të profesionit dhe rrezikon cilësinë e shërbimeve në të ardhmen.

“Numri i stomatologëve është rritur ndjeshëm dhe sipas disa analizave vendi ynë konsiderohet ndër vendet me numrin më të lartë të stomatologëve për kokë banori në rajon dhe në Ballkan,” theksuan ata.

Duke iu referuar të dhënave të Agjencia e Statistikave të Kosovës, studentët thanë se në Kosovë janë të regjistruar rreth 2,400 stomatologë.

“Kjo do të thotë se për një popullsi rreth 1.8 milionë banorë kemi afërsisht një stomatolog për çdo 700 deri në 750 banorë. Kjo rritje e pakontrolluar e numrit të të diplomuarve nuk është në përputhje me nevojat reale të popullsisë dhe përbën një shqetësim serioz,” thuhet në reagim.

Studentët kërkuan nga institucionet përgjegjëse që të monitorojnë më rreptë standardet e studimeve dhe të marrin masa për të garantuar cilësinë e arsimit në këtë fushë të rëndësishme të shëndetësisë./Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakAnesteziologu Binishi: Anesteziologjia pediatrike është një nga fushat më të vështira
Artikulli i rradhës Edhe mjekët e profesorët tani obligohen të deklarojnë pasurinë, burg deri në 5 vjet për mosdeklarim

Ju sugjerojmë

IKD: Ngërçi politik po rrezikon funksionimin e institucioneve të pavarura

21/07/2026 Lajme

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkon gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Arratiset një person i ndaluar gjatë trajtimit mjekësor në Suharekë

21/07/2026 Lajme

Time Kadrijaj i bashkohet sfidës së Burim Ramadanit, e kryen narko-testin

21/07/2026 Lajme

U dërgua në gjendje të rëndë në spital pas zhytjes, vdes turistja 30-vjeçare në Vlorë

21/07/2026 Lajme

IHMK: Pasdite mund të ketë stuhi afatshkurtra, rrebeshe dhe mundësi breshëri

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.