Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Spitali i Gjakovës reagon ndaj deklaratave për grevën: Nuk kemi marrëdhënie pune me punëtorët teknikë

Lajme 17/03/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Spitali i Përgjithshëm në Gjakovë ka reaguar publikisht ndaj deklaratave të kryetarit të sindikatës, Jusuf Azemi, lidhur me pretendimet për grevë të punëtorëve teknikë në këtë institucion.

Në reagimin zyrtar, spitali i cilëson si të pasakta dhe dezinformuese deklaratat për përfshirjen e tij në këtë çështje, duke theksuar se nuk ka asnjë marrëdhënie pune me punëtorët teknikë.

Sipas njoftimit, shërbimet e higjienës në spital realizohen përmes një operatori ekonomik privat, i cili është punëdhënësi i vetëm dhe mban përgjegjësinë e plotë për pagesat dhe obligimet ndaj punëtorëve, përcjell Gazeta Shneta.

“Ju jeni në dijeni të plotë për këtë realitet. Për këtë arsye, është e papranueshme që publikisht të krijoni perceptim të rremë dhe të përfshini Spitalin në një çështje për të cilën nuk ka përgjegjësi,” thuhet në reagim.

Nga spitali theksohet se përgjegjësia është e qartë dhe i takon kompanisë kontraktuese, e cila duhet të përmbushë detyrimet ndaj punëtorëve të saj.

Po ashtu, institucioni i bën thirrje sindikatës që reagimet dhe kërkesat t’i drejtojë tek punëdhënësi real, dhe jo tek spitali.

Në reagim rikujtohet gjithashtu se që nga viti 2009, spitali nuk ka staf teknik apo të higjienës në marrëdhënie të drejtpërdrejtë pune, pasi ky shërbim është i privatizuar./Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakVitia nënshkruan kontratën 24 milionëshe për vazhdimin e punimeve në Spitalin e Ferizajt
Artikulli i rradhës CDC: Vaksina kundër gripit këtë sezon më pak efektive, ndikoi një variant i ri i virusit

Ju sugjerojmë

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme

Rritet numri i viktimave nga tërmeti në Venezuelë, arrin në 5,346

22/07/2026 Lajme

Gjermani: Shtohet dhuna e seksualizuar ndaj të miturve

22/07/2026 Lajme

Aksidentet në komunikacion ua morën jetën 46 kosovarëve për 6 muaj

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.