Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Vetëm 20 minuta aktivitet fizik mund të përmirësojnë kujtesën

Jetë 17/03/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një studim i ri sugjeron se vetëm 20 minuta çiklizëm me intensitet të moderuar rrisin aktivitetin në hipokampus, një rajon kyç për të mësuarit dhe kujtesën. Ky rritje e aktivitetit mund të ndihmojë në konsolidimin e kujtesës, duke mbështetur trurin në përpunimin dhe ruajtjen e informacionit.

Studiuesit vunë re se intensiteti më i lartë i ushtrimeve lidhej me aktivitet më të fortë të trurit, duke sugjeruar se niveli i aktivitetit fizik mund të ndikojë në fuqinë e reagimit të kujtesës, shkruan burimi Medical News Today transmeton Gazeta Shneta.

Aktivitetet tradicionale për trajnimin e trurit zakonisht fokusohen në stimulimin e rajoneve të veçanta të trurit që lidhen me kujtesën, si hipokampusi. Në kafshë, studiuesit kanë regjistruar “valë” të aktivitetit neural të lidhura me kujtesën, por lidhja e drejtpërdrejtë tek njerëzit ka qenë e vështirë për t’u konfirmuar.

Ky studim, i publikuar në “Brain Communications”, përdori elektroencefalografi intracraniale (iEEG), një metodë që regjistron aktivitetin e trurit me saktësi të lartë përmes elektrodave të vendosura brenda trurit.

14 pjesëmarrës me moshë nga 17 deri në 50 vjeç, të cilëve u ishin vendosur elektrodë për trajtimin e epilepsisë, kryen një seancë 20-minutëshe çiklizmi me ritëm të rehatshëm.

Pas aktivitetit fizik, studiuesit vërejtën një rritje të dukshme të valëve të shpejta në hipokampus, të cilat u përhapën në rajone të tjera të trurit që përpunojnë dhe rikujtojnë informacion.

Siç shpjegoi Dr. Juan Ramirez-Villegas, këto valë përfaqësojnë shpërthime të shkurtra aktiviteti të sinkronizuar që ndihmojnë trurin të stabilizojë kujtimet dhe t’i ruajë ato si kujtime afatgjata.

Këto zbulime ofrojnë disa nga provat e para direkte se si aktiviteti fizik mund të përmirësojë funksionet njohëse në njerëz, duke treguar një lidhje të drejtpërdrejtë mes ushtrimit dhe aktivitetit neural për kujtesën. /Gazeta Shneta/

 

Artikulli paraprak5-vjeçari nga Lipjani në kujdes intensiv, vizitohet nga ministri Vitia
Artikulli i rradhës Menaxhimi bashkëkohor i melanomës malinje në QKUK

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.