Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

S’ka stenda në Kardiologji – trajtohen veç rastet urgjente, vazhdon lista e pritjes

Lajme 17/03/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Në Klinikën e Kardiologjisë është konfirmuar se tash e një javë mungojnë disa lloje të stendave, dhe rrjedhimisht janë ndërprerë të gjitha trajtimet nga lista e pritjes. Nga Qendra Klinike Universitare thonë se furnizimi pritet të bëhet gjatë kësaj jave.

Në pritje janë rreth 2 mijë e 600 pacientë tash e disa muaj.

Edhe atyre që në mars do t’u vinte radha për vendosjen e stendave, janë kthyer mbrapa.

Kjo për shkak se tash e një javë në Klinikën e Kardiologjisë po mungojnë disa lloje të stendave.

Kësisoj, ata që nuk janë urgjent nuk do të trajtohen deri në furnizimin me material.

Këtë e konfirmoi Drejtori i Klinikës, Faik Shatri.

“Ka mungesë, ka mungesë. Nuk ka mungesë totale por ka mungesë të disa numrave, rastet urgjente vazhdojnë me u trajtu me prioritet ndërsa rastet kronike të listës së pritjes kemi një javë që i kemi ndërpre”, ka thënë Faik Shatri, Drejtor i Klinikës së Kardiologjisë.

Mungesën e këtij material jetik për pacientët me sëmundje të zemrës po e sheh shqetësues një familjar.

Ai thotë së kjo është një barrë shtesë.

“Po kjo është e rëndë për pacientë në këtë situatë kur ka rritje të çmimeve është barrë e madhe por fajtor janë ata lartë se ajo është e kushtueshme…”, ka thënë një pacientë.

Nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës thanë që së shpejti do të bëhet furnizimi.

“Duke u bazuar në të dhënat e siguruara nga Barnatorja Qendrore, lidhur me pyetjen tuaj për mungesën e materialeve në Klinikën e Kardiologjisë, ju informojmë se kontratat për shumicën e materialeve të nevojshme për këtë klinikë tashmë janë nënshkruar. Gjithashtu, nga ana e Klinikës janë bërë kërkesat për furnizim me këto materiale. Aktualisht jemi në pritje që furnizimi me materialet përkatëse të realizohet gjatë ditëve në vijim.”-QKUK

Në QKUK vendosja e stendave bëhet pa pagesë por çmimi për vendosjen e tyre në spitalet private është i lartë dhe nis nga 3000 euro.

 

Artikulli paraprakRasti i 5-vjeçarit, Ministria për Familje kërkon hetim institucional
Artikulli i rradhës Përkeqësohet gjendja shëndetësore e Princeshës Mette-Marit, nevojë urgjente për një transplant të mushkërive

Ju sugjerojmë

IKD: Ngërçi politik po rrezikon funksionimin e institucioneve të pavarura

21/07/2026 Lajme

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkon gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Arratiset një person i ndaluar gjatë trajtimit mjekësor në Suharekë

21/07/2026 Lajme

Time Kadrijaj i bashkohet sfidës së Burim Ramadanit, e kryen narko-testin

21/07/2026 Lajme

U dërgua në gjendje të rëndë në spital pas zhytjes, vdes turistja 30-vjeçare në Vlorë

21/07/2026 Lajme

IHMK: Pasdite mund të ketë stuhi afatshkurtra, rrebeshe dhe mundësi breshëri

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.