Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Kurti për Ligjin për të huajt: S’duam t’i lëmë pacientët serbë pa shërbime e nxënësit pa arsim

Lajme 19/03/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Kryeministri Albin Kurti, ka deklaruar se Ligji për të huajt ka hyrë në fuqi para 13 vjetësh dhe se Qeveria vetëm është duke e zbatuar atë.

Kurti ka bërë të ditur se synimi është përfshirja e të gjitha strukturave në kuadër të ligjshmërisë dhe kushtetutshmërisë së vendit, duke siguruar se as pacientët dhe as nxënësit serbë nuk do të mbesin pa shërbime.

“Ne veçse po zbatojmë një ligj nga periudha para 13 vjetëve. Dhe më në fund po zbatohet ligji. Do të bëjmë inkorporimin e të gjitha strukturave të cilat janë në sistemin e shëndetësisë dhe të arsimit. Ju e dini që strukturat e tjera ilegale të Serbisë, sikurse ato të sigurisë, pastaj të financave, të administrimit, nuk ekzistojnë më në Republikën e Kosovës, kanë ngelur edhe arsimi e shëndetësia. Ato do t’i inkorporojmë, por që ta bëjmë këtë, është e domosdoshme që njëherë të kemi listën e të gjithë mësimdhënësve, të gjithë mjekëve, infermierëve të cilët punojnë në këto struktura në sistemin arsimor”, ka theksuar Kurti në një deklarim për media pas përurimit të segmentit të rrugës Vushtrri–Prishtinë.

Ai ka theksuar se procesi do të zhvillohet në mënyrë legale dhe me afate të përcaktuara për pajisje me dokumente të Republikës së Kosovës.

“Ne nuk dëshirojmë që pacientët serbë të ngelen pa trajtim shëndetësor. Ne nuk dëshirojmë që nxënësit serbë të ngelen pa mësim. Por kjo duhet të bëhet në mënyrë legale. E në mënyrë legale do të thotë përbrenda kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së Republikës së Kosovës, dhe në këtë aspekt po punojmë duke dhënë edhe një dritare dymbëdhjetë mujore, përkatësisht tremujore për qëndrim, pastaj për punë dhe për pajisje me dokumentet e Republikës së Kosovës. Ju e dini që afate të tilla, të ngjashme kemi dhënë edhe kur ka qenë puna për targat e automjeteve, prandaj gjithçka po shkon siç është më së miri, dhe ky nuk është një veprim politik, ky është zbatim i ligjit, zbatim gradual në bashkëpunim me Bashkimin Evropian në mënyrë që në Kosovë të kemi legalizim, normalizim, investime, për të gjithë qytetarët pa dallim”, ka deklaruar Kurti.

Qeveria është pajtuar fundjavën e kaluar që zbatimi i Ligjit për të huajt dhe ai për automjete të fillojë me lehtësira për serbët që punojnë në institucione paralele apo që studiojnë në universitetin në veri.

Me kërkesë të Bashkimit Evropian, i cili për këtë çështje e dërgoi në Kosovë emisarin e posaçëm për dialogun, Peter Sorensen, Kosova u pajtua që t’u lëshojë lejeqëndrime 12-mujore studentëve serbë që nuk kanë dokumente të Kosovës dhe t’i pranojë dokumentet e identifikimit të lëshuara edhe nga strukturat ilegale, edhe për tre muaj. Vendimi nxiti reagimin e opozitës, por u mirëprit nga ambasadorë të akredituar në Kosovë./EO/

Artikulli paraprakVitia flet për gjendjen e 5-vjeçarit në Lipjan: Është më mirë, ka filluar edhe komunikimin
Artikulli i rradhës Oda e Mjekëve të Kosovës hap thirrjen për kandidim në organet drejtuese

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.