Oda e Mjekëve të Kosovës ka publikuar njoftimin për hapjen e procesit të kandidimit për organet e saj drejtuese, pas përfundimit të procesit zgjedhor dhe konstituimit të Kuvendit.
Përmes këtij njoftimi, institucioni u ka bërë thirrje të gjithë anëtarëve të zgjedhur të Kuvendit që shprehin interes për të kandiduar në organet e Odës, që të aplikojnë brenda afateve të përcaktuara në Kodin Zgjedhor.
Sipas njoftimit, kandidatët duhet të plotësojnë formularët përkatës për secilin organ të Odës, të cilët janë vënë në dispozicion përmes një vegze zyrtare.
Në përputhje me dispozitat e Kodit Zgjedhor, çdo anëtar që ka fituar mandat katërvjeçar në Kuvend dhe synon të kandidojë për një pozitë në organet e Odës, duhet të sigurojë mbështetjen e anëtarëve të tjerë të Kuvendit.
Tutje bëhet e ditur se anëtarët që japin mbështetje nuk duhet të jenë kandidatë për të njëjtën pozitë dhe mund të nënshkruajnë përkrahje vetëm për një kandidat për pozitën përkatëse./Gazeta Shneta/
Detajet e tjera i gjeni KËTU




