Ndihma globale për shëndetësinë në vendet me të ardhura të ulëta ka rënë në mënyrë drastike, duke arritur nivelin më të ulët që nga viti 2009, sipas një analize të re nga Instituti Amerikan për Matjen dhe Vlerësimin e Shëndetit (IHME).
Financimi arriti kulmin në vitin 2021 me 80.3 miliardë dollarë, por në vitin 2025 ka rënë në 38.4 miliardë dollarë – një ulje e ndjeshme që pritet të vazhdojë deri në vitin 2030, raporton Euronews Health transmeton Gazeta Shneta.
Përveç SHBA-së, edhe Mbretëria e Bashkuar, Gjermania dhe Franca kanë ulur ndjeshëm financimin, duke e zhvendosur fokusin drejt mbrojtjes ose për shkak të shqetësimeve të brendshme për mënyrën e shpenzimit të fondeve.
Ndërkohë, vende si Australia, Japonia dhe Koreja e Jugut kanë rritur lehtë ndihmën, ndërsa ajo nga Kanadaja, Kina dhe Emiratet e Bashkuara Arabe ka mbetur e pandryshuar.
Këto shkurtimе mund të cënojnë përparimet shumëvjeçare në luftën kundër HIV/AIDS-it, malaries dhe tuberkulozit.
Po ashtu, pritet të rrezikohet qasja në kujdesin për shtatzëninë, shëndetin e fëmijëve, si dhe sigurinë ushqimore dhe ujore në vendet më të varfra, veçanërisht në Afrikën Sub-Sahariane.
Sipas studiuesve, zotimet e reja për financim nuk mjaftojnë për të mbuluar boshllëkun e krijuar nga këto shkurtime. /Gazeta Shneta/




