Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Haxhiu: Do të bëj gjithçka që është në dorën time që vendi mos të shkojë në zgjedhje

Lajme 25/03/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se është e domosdoshme të pritet njoftimi apo aktgjykimi i Gjykata Kushtetuese e Kosovës lidhur me dekretin e presidentes, duke theksuar se vendimet e këtij institucioni duhet të kuptohen qartë përpara se të ndërmerren hapa të tjerë institucionalë.

Ajo ka shprehur qëndrimin se synimi i saj është që vendi të mos shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme, duke kërkuar konsensus politik për zgjedhjen e presidentit dhe duke nënvizuar rëndësinë e një zgjidhjeje të përbashkët para afateve të përcaktuara.“Është shumë e rëndësishme që të pritet njoftimi apo aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese, për faktin se siç e dini në të kaluarën së pari ka pasë njoftim të Gjykatës e pastaj është nxjerrë aktgjykimi. Pra sido që të ndodhë, është e rëndësishme që kjo të pritet. Siç e dini, afatin që Gjykata e ka dhënë me masën e përkohshme është 31 marsi. Uroj që sa më parë të kemi një vendim në raport me dekretin e presidentes Osmani. Kurdo që ky vendim të dalë, natyrisht që është e rëndësishme që ta shohim atë, ta kuptojmë atë dhe pastaj të veprojmë në përputhje me përgjegjësitë”, tha ajo.

“Unë si kryetare e Kuvendit do të bëj gjithçka çka është në dorën time dhe nën përgjegjësitë e mia si kryetare e Kuvendit, që vendi të mos shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme. Është jashtëzakonisht e rëndësishme që të gjejmë një rrugë të përbashkët, që ta kemi një qëndrim të përafërt dhe ta kemi një konsensus në raport me zgjedhjen e presidentit. Sa unë kam parë qëndrimet edhe të Vetëvendosjes, edhe të shpalosura gjatë kësaj kohe me ftesat që kryeministri Kurti i ka bërë edhe kryetarëve të partive opozitare, është një shprehje interesi, shprehje e vullnetit, prandaj është e rëndësishme që ky vullnet të ekzistojë nga të gjitha palët”, tha ajo.

Haxhiu u shpreh se nuk është koha për lojëra politike apo inate, por për të pritur vendimin e Gjykatës dhe për ta pasur të qartë rrugën përpara.

“Është e rëndësishme sepse kemi shumë punë për të bërë, pra nuk mendoj që është koha që të bëjmë lojëra politike apo të kemi inate me njëri-tjetrin. Prandaj uroj që sapo të dalë vendimi i Gjykatës, që ta shohim pra siç thashë, sepse ne nuk mund ta dimë se cili do të jetë vendimi i Gjykatës, por është e rëndësishme që ta kemi të qartë rrugën përpara”, tha ajo.

Ajo theksoi se qëndrimet e saj për dekretin i ka bërë të ditura dhe se ka qenë ndër nënshkruesit e lëndës së dërguar në Gjykatën Kushtetuese nga grupi parlamentar i Vetëvendosjes.“Qëndrimet si kryetare e Kuvendit në raport me dekretin unë i kam dhënë. Kam qenë edhe një nga nënshkruesit e lëndës që grupi parlamentar i Vetëvendosjes e ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese. Prandaj besoj që gjithçka tashmë është e qartë dhe uroj që ta tejkalojmë sa më parë këtë situatë. Uroj që ta kemi një zgjidhje deri atëherë”, tha ajo.

Ajo tha se do të ishte mirë që deri më 4 prill vendi të ketë president të zgjedhur me mandat të plotë, duke shtuar se do t’i ushtrojë përgjegjësitë e saj në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet.

“Do të ishte shumë mirë që deri më 4 prill të kemi president të zgjedhur me mandat të plotë dhe jo ushtrues të detyrës së presidentit apo presidentes, por natyrisht që varësisht nga rrethanat, unë do t’i adresoj përgjegjësitë e mia në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e vendit, kudo që të jem”, tha ajo./EO/

Artikulli paraprakPersonat që dëgjojnë muzikë vazhdimisht kanë një rrezik më të ulët për demencë
Artikulli i rradhës Rreth 500 raste të reja me kancer në QKUK ende pa u mbyllur tremujori

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.