Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Mbi 600 vizita për gjashtë muaj – rritet kërkesa për shërbime logopedike në Spitalin e Pejës

Lajme 26/03/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë është funksionalizuar për herë të parë shërbimi i logopedisë, duke plotësuar një nevojë të kahershme për trajtimin e çrregullimeve të të folurit tek fëmijët dhe pacientët e tjerë.

Sipas njoftimit, që nga 15 shtatori 2025, logopedi Aldemir Kalaq ka nisur ofrimin e këtij shërbimi, ndërsa vetëm gjatë gjashtë muajve të parë janë realizuar gjithsej 639 vizita, transmeton Gazeta Shneta.

Prej tyre, 591 vizita janë kryer në repartin e Pediatrisë, kryesisht me fëmijë që kanë vështirësi në të folur, ndërsa 48 vizita në Neurologji, për pacientë që kanë probleme në komunikim pas goditjeve në tru.

Rritja e kërkesës për këtë shërbim reflektohet edhe në listën e pritjes, ku aktualisht mbi 100 pacientë presin për trajtim logopedik.

Sipas spitalit, trajtimi zhvillohet me dy seanca në javë dhe zakonisht zgjat nga 3 deri në 6 muaj. Rezultatet konsiderohen inkurajuese, pasi në rreth 15 raste është vërejtur përparim i dukshëm tek fëmijët.

Logopedi  Aldemir Kalaq u bën thirrje prindërve që të ndjekin me kujdes zhvillimin e të folurit tek fëmijët, të komunikojnë me ta që në ditët e para të jetës dhe të kufizojnë përdorimin e telefonave dhe televizorit.

Sipas rekomandimeve, fëmijët duhet të kalojnë nëpër disa etapa të zhvillimit të të folurit, duke filluar nga reagimi ndaj zërit në muajt e parë, deri tek formimi i fjalive të thjeshta rreth moshës 2–3 vjeç.

Në rast se këto etapa nuk ndiqen, specialistët rekomandojnë konsultim të hershëm me pediatrin dhe logopedin, si dhe kontroll të dëgjimit.

Nga Spitali i Përgjithshëm në Pejë theksohet se ky shërbim do të vazhdojë të zgjerohet, me qëllim mbështetjen e zhvillimit të shëndetshëm të fëmijëve dhe përmirësimin e cilësisë së jetës së pacientëve./Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakVëllai i Liridona Ademajt kërkon nga mediat të mos i publikojnë pamjet e rënda nga seanca gjyqësore
Artikulli i rradhës Studim: Problemet shëndetësore para pandemisë mund të lidhen me rrezik më të lartë për post-COVID

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.