Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

FDA miraton ilaçin e parë oral për psoriazën

Jetë 27/03/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Psoriaza në bërrylin e një burri të moshës së mesme / Burimi: Getty Images
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Agjencia Amerikane për Barnat (FDA) ka miratuar ilaçin e parë oral për psoriazën, ndërsa kërkesa për miratimin e tij është dorëzuar edhe në Agjencinë Evropiane për Barnat (EMA)

Kompania farmaceutike Johnson & Johnson ka njoftuar se ka marrë miratimin nga Agjencia Amerikane për Ushqim dhe Barna për ilaçin Icotyde, një inhibitor oral i receptorit IL-23 për trajtimin e psoriazës pllakore nga e moderuar deri në të rëndë. Ky trajtim mund të sjellë lehtësim për miliona njerëz që vuajnë nga kjo gjendje e lëkurës.

Psoriaza është një sëmundje kronike, autoimune, ndonjëherë e kushtëzuar gjenetikisht, e lëkurës me karakteristika të një sëmundjeje sistemike.

Ajo shfaqet me pllaka të trashura dhe të skuqura në lëkurë, të cilat zhvoshken dhe zakonisht shoqërohen me kruarje të pakëndshme. Te disa pacientë mund të shfaqen edhe flluska të vogla (vezikula) në lëkurë. Në rastet më të rënda, ndryshimet mund të përfshijnë më shumë se 90 për qind të sipërfaqes së lëkurës dhe të rrezikojnë jetën e pacientit.

Psoriaza mund të shfaqet për herë të parë në çdo moshë nga fëmijëria deri në dekadën e tetë të jetës. Dy kulmet më të shpeshta të paraqitjes së sëmundjes janë mosha 20–30 vjeç, si dhe kulmi i dytë në moshën 50–60 vjeç. Mundësitë aktuale të trajtimit përfshijnë kremra steroidë lokalë, dritë artificiale për ngadalësimin e rritjes së qelizave të lëkurës dhe injeksione. Icotyde është ilaçi i parë oral që ofron alternativë ndaj barnave biologjike me injeksion për të rritur dhe adoleshentë.

Terapia mbështetet në të dhëna për efikasitet dhe siguri nga faza 3 dhe është pjesë e një programi më të gjerë klinik për artritin psoriatik dhe sëmundjet inflamatore të zorrëve.

Sipas raportit të prodhuesit, efektet anësore janë të lehta dhe mund të përfshijnë dhimbje koke, të përziera, kollë, infeksion kërpudhor dhe lodhje. Kompania Johnson & Johnson e ka zhvilluar këtë trajtim në bashkëpunim me Protagonist Therapeutics, dhe ai është i dedikuar për pacientë nga 12 vjeç e lart, me peshë minimale 40 kilogramë, të cilët janë kandidatë për terapi sistemike ose fototerapi.

Artikulli paraprakRreziku për zgjedhje të reja, deputetët kanë kohë 34 ditë për marrëveshjet ndërkombëtare
Artikulli i rradhës Studim: Stresi gjatë shtatzënisë ndikon në sjelljen e foshnjave gjatë vitit të parë

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.