Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Rast i rëndë në Vushtrri: Fëmija 4-vjeçar humb jetën aksidentalisht nga babai

Lajme 28/03/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një ngjarje e rëndë, që ka tronditur thellë një familje, ka ndodhur në fshatin Maxhunaj të Vushtrrisë, ku një fëmijë i mitur ka humbur jetën në mënyrë tragjike brenda oborrit të shtëpisë së tij.

Siç mëson Sinjali, rreth orës 15:00 të datës 27 mars 2026, në rrethana që tashmë po trajtohen si pakujdesi, babai i viktimës, K.B, teksa po lëvizte me kamionetë në oborr, ka goditur aksidentalisht djalin e tij katërvjeçar.

Përpjekjet për ta shpëtuar kanë qenë të menjëhershme, fëmija është dërguar me urgjencë në spital, por plagët e marra rezultuan fatale. Mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij, duke shuar çdo shpresë për mbijetesë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipet relevante hetimore, ndërsa Instituti i Mjekësisë Ligjore ka marrë trupin e pajetë për obduksion.

Ngjarja ka lënë pasoja të rënda emocionale, ku prindërit e fëmijës kanë marrë trajtim mjekësor për shkak të gjendjes së rënduar psikike.

Rasti është iniciuar si “Vrasje nga pakujdesia”, ndërsa hetimet janë duke vazhduar për të sqaruar plotësisht rrethanat e kësaj tragjedie që ka lënë një familje të shkatërruar. /Sinjali/

Artikulli paraprakParashikimi i motit për sot
Artikulli i rradhës Rritje e rasteve të kancerit të gjirit në Klinikën e Kirurgjisë Torakale, 73 operime këtë vit

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.