Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Mungesa e stentave në QKUK lë mbi 2 mijë pacientë në pritje, familjarët alarmojnë për rrezik jete

Lajme 29/03/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Mbi 2 mijë pacientë janë në pritje për stentim në Invazivën e Klinikës së Kardiologjisë në QKUK, ndërsa familjarët e të sëmurëve, alarmojnë se mungesa e stentave, po ua rrezikon jetën pacientëve, ndërsa theksojnë se nuk kanë mundësi për trajtim në sektorin privat për shkak të kostos së lartë. Ata u bëjnë thirrje institucioneve shëndetësore që të sigurojnë sa më shpejt furnizimin me stenta, në mënyrë që të mos rrezikohet jeta e pacientëve.

Mungesa e stentave në Klinikën e Kardiologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ka bërë që mbi 2 mijë pacientë të shtohen në listën e pritjes për stentim. Merita Sopi nga Prishtina i tha Radio Kosovës se babai i saj, për herë të dytë është shtruar në spital, por ndërhyrja nuk është realizuar për shkak të mungesës së stentave.

“Gjendja e babait tim është shumë e rënduar, sepse 80% të venave i ka të mbyllura. Na jemi duke pritur deri sa të na lajmërojnë, sepse në klinikat private, ky lloj i intervenimit kushton 10 deri në 15 mijë euro, gjë që një pensionist, nuk i ka. I bej apel Ministrisë së Shëndetësisë që të marrin masa, sepse me të vërtetë dikush ka për t’u revoltuar. Zemra është një organ që nuk pret. Me këto kushte që janë në QKUK është mjerim me të vërtetë”, thotë Sopi.

Edhe një familjar tjetër shprehet se janë në pritje të furnizimit me stenta, pasi nuk kanë mundësi për trajtim privat.

Mungesa e stentave është një ngarkesë e madhe si për pacientët si për familjarët, edhe janë të kushtueshme shumë. Tash edhe kriza ekonomike gjithherë po vjen duke u rrit. Në privat s’kemi mundësi ta dërgojmë”, thotë familjari i pacientit.

Ndërkohë, drejtori i Klinikës së Kardiologjisë, kardiologu Faik Shatri, konfirmon për Radio Kosovën se ka mungesë të disa numrave të caktuar të stentave, por shton se situata është nën kontroll.

“Jemi në përfundim të kontratës paraprake dhe presim normalizimin aktual të furnizimit. Për disa numra të caktuar, kemi pasur mungesa, por disa ditë më parë, kemi marrë material edhe nga Prizreni, kështu që situata është nën kontroll. Asnjë pacient nuk është i rrezikuar”, thotë Shatri.

Ndërsa nga Drejtoria e QKUK-së, zyrtarja për informim, Mirlinda Qyqalla, i tha Radio Kosovës se shumë shpejt pritet të ketë furnizim me materialet e nevojshme, e në këtë rast edhe të stentave;

“Duke u bazuar në të dhënat e siguruara nga Barnatorja Qendrore, për mungesën e materialeve në Klinikën e Kardiologjisë, ju informojmë se kontratat për shumicën e materialeve të nevojshme për këtë klinikë tashmë janë nënshkruar. Gjithashtu, nga ana e Klinikës janë bërë kërkesat për furnizim me këto materiale”, thotë Qyqalla.

Nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës bëjnë të ditur se furnizimi me stenta pritet të realizohet brenda ditëve në vijim. /Radio Kosova/

Artikulli paraprakZakonet dhe mjedisi i baballarëve ndikojnë drejtpërdrejt në shëndetin dhe zhvillimin e fëmijëve
Artikulli i rradhës Siguria në shkolla në alarm: Prishtina nis projekt për parandalimin e dhunës mes nxënësve

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.