Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Cigaret elektronike më efektive për lënien e duhanit, por ekspertët paralajmërojnë për rreziqe

Jetë 31/03/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Cigaret elektronike me nikotinë mund të jenë më efektive se metodat tradicionale si çamçakëzët apo flasterët për lënien e duhanit, por ekspertët theksojnë se ato nuk janë pa rrezik dhe nuk duhet të përdoren nga personat që nuk pinë duhan.

Kështu thuhet në një studim të ri të realizuar nga studiues të University of Oxford dhe të publikuar në revistën shkencore Addiction.

Sipas hulumtimit, cigaret elektronike me nikotinë rezultojnë më efikase në ndihmën për ndërprerjen e duhanit krahasuar me terapitë zëvendësuese të nikotinës (NRT), siç janë çamçakëzët dhe flasterët, shkruan Euronews Health transmeton Gazeta Shneta.

Studiuesit analizuan 14 rishikime sistematike të realizuara ndërmjet viteve 2014 dhe 2023. Një ndër to, një analizë e vitit 2024 nga Cochrane, tregoi se për çdo 100 përdorues, dy deri në pesë persona më shumë arrijnë ta lënë duhanin duke përdorur cigare elektronike me nikotinë, krahasuar me metodat tradicionale.

“Provat janë të qarta dhe të qëndrueshme: cigaret elektronike ndihmojnë njerëzit të ndalojnë duhanin”, ka deklaruar studiuesja Angela Difeng Wu nga Universiteti i Oksfordit.

Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë se efektet anësore afatgjata mbeten ende të paqarta. Ndërsa për ngjarjet serioze nuk ka ende prova përfundimtare, për shumicën e efekteve të tjera nuk janë vërejtur dallime të mëdha mes cigareve elektronike dhe trajtimeve të tjera.

Një studim i publikuar në shkurt të vitit 2026 thekson se, edhe pse nuk ka prova të drejtpërdrejta që cigaret elektronike shkaktojnë kancer tek njerëzit, përdoruesit e tyre ekspozohen ndaj kimikateve potencialisht kancerogjene. Megjithatë, krahasuar me duhanin tradicional, ekspozimi ndaj këtyre substancave është dukshëm më i ulët.

Nga ana tjetër, OBSH vazhdon të mbajë një qëndrim kritik ndaj cigareve elektronike, veçanërisht për shkak të përdorimit të tyre nga të rinjtë. Sipas të dhënave të vitit 2025, mbi 100 milionë njerëz në botë përdorin cigare elektronike, përfshirë të paktën 15 milionë fëmijë të moshës 13 deri në 15 vjeç.

OBSH paralajmëron se fëmijët kanë deri në nëntë herë më shumë gjasa të përdorin cigare elektronike sesa të rriturit, duke rritur shqetësimet për një valë të re varësie nga nikotina./Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakKosova me rezultatin më të lartë në rajon për pjesëmarrjen e qytetarëve në dëgjimet buxhetore
Artikulli i rradhës Franca publikon të dhëna të reja për alternativat ndaj duhanit

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.