Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Inteligjenca artificiale parashikon rrezikun e kancerit të mëlçisë me saktësi të lartë

Jetë 01/04/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një studim i ri tregon se një model i bazuar në inteligjencë artificiale mund të parashikojë me saktësi rrezikun për kancer të mëlçisë, konkretisht karcinomën hepatocelulare (HCC). Studimi është publikuar në revistën shkencore “Cancer Discovery”.

Modeli përdor të dhëna rutinë klinike dhe ka treguar performancë më të mirë se mjetet ekzistuese, duke identifikuar më shumë raste reale dhe duke reduktuar alarmet e rreme.

Kanceri i mëlçisë është ndër shkaqet kryesore të vdekjeve nga kanceri, ndërsa HCC është forma më e zakonshme tek të rriturit.

Kjo gjendje shfaqet shpesh tek personat me sëmundje kronike të mëlçisë, si hepatiti apo cirroza, por rreth 20% e rasteve ndodhin edhe tek individë pa histori të tillë, shkruan burimi Medical News Today transmeton Gazeta Shneta.

Diagnostikimi i hershëm mbetet sfidë, pasi sëmundja shpesh nuk shfaq simptoma në fazat fillestare dhe programet aktuale të kontrollit fokusohen kryesisht te pacientët me sëmundje ekzistuese të mëlçisë.

Për të adresuar këtë problem, studiuesit nga RWTH Aachen University, të udhëhequr nga Carolin Schneider, përdorën të dhëna nga ‘UK Biobank’ dhe programi ‘All of Us’, duke analizuar mbi 900,000 individë.

Rezultatet tregojnë se ky mjet mund të ndihmojë në identifikimin e hershëm të personave në rrezik, edhe atyre pa diagnozë të mëparshme, duke përmirësuar mundësitë për trajtim dhe mbijetesë. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakMjeti me AI ndihmon mjekët të trajtojnë më mirë goditjen në tru
Artikulli i rradhës Mot i vranët dhe me shi

Ju sugjerojmë

7 ushqime që duhet t’i konsumoni më shpesh: Nga bajamet te gjethet e panxharit, ushqime me vlera të larta shëndetësore

29/06/2026 Jetë

Si ndikon muzika në shëndetin e trurit tek personat me Parkinson, çfarë tregojnë studimet e reja

29/06/2026 Jetë

Miti se gratë janë natyralisht më empatike se burrat: Çfarë thotë shkenca moderne?

29/06/2026 Jetë

Rrezet e diellit dhe rreziku i fshehur: Pse kremi mbrojtës nuk mjafton për djegiet nga dielli?

29/06/2026 Jetë

Si ndikon vendi ku rritesh në personalitet: A do të ishe i njëjti person diku tjetër?

29/06/2026 Jetë

Bakteri “ngrënës i mishit” po përhapet në ujërat bregdetare të Evropës, ekspertët shpjegojnë rrezikun

29/06/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.