Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Nëntë hapa për një zemër më të shëndetshme sipas udhëzimeve të reja të Shoqatës Amerikane të Zemrës

Jetë 01/04/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Udhëzimet e vitit 2026 nga Shoqata Amerikane e Zemrës (AHA) theksojnë se ushqimi i shëndetshëm gjatë gjithë jetës mund të ulë ndjeshëm rrezikun për sëmundje kardiovaskulare. Këto rekomandime janë publikuar në revistën shkencore “Circulation” dhe bazohen në prova më të forta shkencore krahasuar me udhëzimet e mëparshme.

Sipas raportit, dieta për shëndetin e zemrës duhet të përqendrohet te frutat, perimet, drithërat e plota, proteinat bimore dhe yndyrnat e pangopura, duke kufizuar sheqerin, kripën dhe ushqimet ultra të përpunuara shkruan burimi Medical News Today transmeton Gazeta Shneta.

AHA thekson se deri në 80% e rasteve të sëmundjeve të zemrës dhe goditjeve në tru mund të parandalohen përmes stilit të shëndetshëm të jetesës.

Aktualisht, mbi 11% e të rriturve në SHBA kanë sëmundje kardiovaskulare, dhe kjo shifër pritet të rritet në rreth 1 në 6 deri në vitin 2050. Një nga arsyet kryesore mbetet dieta e pashëndetshme.

Udhëzimi i ri paraqet nëntë hapa kryesorë:

– balancimi i kalorive me aktivitet fizik;

– konsumimi i shumë frutave dhe perimeve;

– zgjedhja e drithërave të plota;

– përdorimi i proteinave të shëndetshme, sidomos bimore;

– zëvendësimi i yndyrnave të ngopura me ato të pangopura;

– kufizimi i ushqimeve ultratë përpunuara;

– reduktimi i sheqerit të shtuar;

– ulja e konsumit të kripës;

– kufizimi ose shmangia e alkoolit.

Ndryshe nga qasjet e mëparshme, këto rekomandime fokusohen më shumë te modeli i përgjithshëm i ushqyerjes dhe zakonet afatgjata, sesa te rregulla të rrepta.

Sipas studiueses Alice Lichtenstein, qëllimi është përparimi gradual dhe jo përsosmëria. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakRoli i mikrobiomës së zorrëve në shëndetin e trurit gjatë plakjes
Artikulli i rradhës Shtatzënia jashtë mitrës: Si manifestohet kjo gjendje tek gratë?

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.