Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Dhuna në Kosovë mbetet shqetësuese, shumë raste brenda ditës

Lajme 03/04/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Dhuna në Kosovë mbetet një problem shqetësues për shoqërinë, pasi raportet e policisë tregojnë se çdo ditë paraqiten raste të dhunës në familje, por edhe të dhunës në përgjithësi.

Edhe raporti 24-orësh i fundit paraqet disa raste të tilla në rajone të ndryshme të vendit, disa prej të cilëve kanë përfunduar me arrestime.

Në Shtërpcë, një mashkull kosovar është arrestuar për dhunë ndaj një femre, ndërsa në Pejë një mashkull kosovar ka ushtruar dhunë ndaj një mashkulli tjetër dhe momentalisht ndodhet në kërkim policor.

Në Skenderaj, një rast i dhunës fizike ndaj një femre është regjistruar dhe pas intervistimit i dyshuari është liruar, ndërsa rasti vazhdon në procedurë të rregullt hetimore.

Raporti i policisë përfshin edhe raste të dhunës jashtë familjes. Në Prishtinë, një mashkull kosovar është sulmuar fizikisht dhe vetura e tij është dëmtuar; viktima ka marrë tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar.

Po ashtu, janë regjistruar raste të kanosjes. Një person ka kanosur verbalisht zyrtarët policorë në Kaçanik dhe është arrestuar e dërguar në mbajtje, ndërsa një viktimë femër në Klinë është kanosur përmes telefonit; i dyshuari është arrestuar dhe më pas i liruar në procedurë të rregullt hetimore.

Policia ka bërë të ditur se të gjitha rastet po trajtohen nga prokuroria dhe disa prej të dyshuarve mbeten në kërkim ose në mbajtje.

Autoritetet nënvizojnë se dhuna mbetet një sfidë serioze për shoqërinë kosovare dhe apelojnë për ndërgjegjësim, respektim të ligjit dhe raportim të çdo incidenti për të parandaluar eskalimin e saj.

Ndryshe, sipas të dhënat statistikore, dhuna në familje në Kosovë po shënon rritje alarmante. Nga janari deri në tetor të vitit 2025 janë raportuar mbi 2,400 raste, ku shumica dërrmuese e viktimave janë femra. Ndërkaq, gjatë periudhës 2023–2025 janë raportuar mbi 8 mijë raste të dhunës në familje.

Artikulli paraprakTë rinjtë shqiptarë më larg alkoolit, por më pranë kokainës
Artikulli i rradhës Miratohet projektligji për Sigurime Shëndetësore

Ju sugjerojmë

Shënohet viktima e dytë nga moti i keq në jug: Gjendet i mbytur peshkatari në afërsi të ishujve të Ksamilit

22/07/2026 Lajme

Komuna e Mitrovicës së Jugut ndan 74 mijë euro subvencione për barna dhe trajtime mjekësore për 639 qytetarë

22/07/2026 Lajme

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

IKSHPK del me rekomandime për mbrojtje nga stuhitë dhe breshëri

22/07/2026 Lajme

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.