Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Në QKUK nis përdorimi i “Bubble testit” për diagnostikimin e stroke-ut, 55 raste të realizuara deri më tani

Lajme 03/04/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Në Klinikën e Neurologjisë në Qendrën Klinike Universitare e Kosovës ka filluar të aplikohet “Bubble testi” me Doppler transkranial (TCD), një metodë e re diagnostike për vlerësimin e pacientëve me insult iskemik në tru.

Kjo metodë jo-invazive përdoret për të zbuluar praninë e një shunti djathtas-majtas në zemër, siç është Foramen ovale patente, e cila në disa raste lidhet me shkakun e stroke-ut, veçanërisht tek pacientët e rinj.

Sipas SHSKUK, një rezultat pozitiv në këtë test sinjalizon mundësinë e kalimit jonormal të gjakut dhe ndihmon në orientimin e mëtejshëm të diagnostikimit dhe trajtimit.

Në këto raste, pacientët mund të kenë nevojë për ekzaminime të tjera kardiologjike më invazive, ndërsa në situata të caktuara merret në konsideratë edhe mbyllja e PFO-së me ndërhyrje kirurgjikale.

“Bubble testi” me TCD konsiderohet i shpejtë, jo-invaziv dhe me ndjeshmëri të lartë në zbulimin e shunteve, duke ndihmuar në sqarimin e shkakut të insultit iskemik në tru.

Kjo metodë ka filluar të aplikohet në këtë klinikë që nga qershori i vitit 2025./Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakMiratohet Projektligji për çmimet tavan, Kurti: Nuk po ndërhyjmë në tregun e lirë, po i mbrojmë qytetarët nga rritja artificiale e çmimeve
Artikulli i rradhës Vonesat në pagesën e kujdestarive, Vitia: Do të kompensohen në mënyrë retroaktive në muajt në vijim

Ju sugjerojmë

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme

AME me apel urgjent për kujdes dhe gatishmëri të shtuar për shkak të motit

22/07/2026 Lajme

Bilanci tragjik në rrugët e Kosovës, Dedaj ngre alarmin për mangësitë në sistemin e patentë-shoferëve

22/07/2026 Lajme

Sot bëhen 16 vjet nga vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare pro pavarësisë së Kosovës

22/07/2026 Lajme

Stuhia prek Sarandën gjatë natës, tre persona të lënduar nga thyerja e xhamave

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.