Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Qytetarja shpreh mirënjohje për stafin e QKUK-së: Ju po mbani gjallë shpresën e një familje të tërë

Lajme 04/04/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një qytetare me inicialet B.B ka shprehur  mirënjohjeje për stafin mjekësor të Qendra Klinike Universitare e Kosovës, duke vlerësuar përkushtimin dhe humanizmin e treguar në trajtimin e nënës së saj, e cila ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Në mesazhin e saj, ajo përshkruan momentet e vështira që familja po kalon, duke theksuar se reagimi i shpejtë dhe profesionalizmi i stafit të Emergjencës kanë qenë vendimtarë në një situatë ku çdo sekondë kishte peshë jetike. Sipas saj, përkushtimi dhe kujdesi i menjëhershëm i mjekëve dhe infermierëve kanë dhënë shpresë në një kohë të mbushur me pasiguri, përcjell Gazeta Shneta.

Ajo ka shprehur falënderime të veçanta edhe për repartin e Hematologjisë, duke vlerësuar kujdesin e vazhdueshëm, durimin dhe qasjen njerëzore ndaj pacientëve, që sipas saj reflekton një profesionalizëm të lartë të shoqëruar me ndjeshmëri të rrallë.

Mirënjohja më e madhe i është drejtuar stafit të Intensives Qendrore, ku nëna e saj po trajtohet në gjendje kome. Ajo thekson se përkushtimi i pandërprerë, përpjekjet maksimale dhe lufta për çdo shenjë përmirësimi janë bërë burim i vetëm shprese për familjen.

Në mesazhin e saj, ajo shprehet se stafi mjekësor nuk po kujdeset vetëm për një paciente, por po mban gjallë shpresën e një familjeje të tërë, duke e cilësuar këtë përkushtim si një akt humanizmi që nuk do të harrohet kurrë.

Postimi i plotë: 

Të nderuar mjekë dhe staf i QKUK-së,

Me gjithë dhimbjen që po përjetojmë si familje, ndjejmë një nevojë të thellë dhe të sinqertë për të shprehur mirënjohjen tonë më të madhe ndaj stafit të Emergjencës në QKUK. Në momentet më të vështira, kur çdo sekondë ka peshë të jashtëzakonshme, ju ishit aty me profesionalizëm, përkushtim dhe një humanizëm që nuk përshkruhet lehtë me fjalë. Veprimet tuaja të shpejta dhe kujdesi i menjëhershëm na dhanë shpresë dhe forcë në një kohë kur ndiheshim të pafuqishëm.
Një falënderim i veçantë shkon për repartin e Hematologjisë në QKUK, për kujdesin e vazhdueshëm, për durimin dhe për mënyrën se si i qaseni pacientëve jo vetëm si profesionistë, por edhe si njerëz me zemër të madhe. Përkushtimi juaj është dritë në një rrugë të vështirë dhe ne e ndjejmë çdo ditë mbështetjen tuaj.
Por mbi të gjitha, mirënjohja jonë më e thellë dhe më e ndjerë është për stafin e Intensives Qendrore. Për mamin tim, e cila ndodhet ende në gjendje kome, ju jeni bërë shpresa jonë e përditshme. Edhe pse gjendja e saj është e rëndë, fakti që ju nuk ndaleni asnjëherë, që luftoni për çdo frymëmarrje të saj dhe që bëni të pamundurën për ta mbajtur dhe për ta përmirësuar gjendjen e saj, është diçka që ne nuk do ta harrojmë kurrë.
Ju nuk po kujdeseni vetëm për një paciente – ju po mbani gjallë shpresën e një familjeje të tërë. Në çdo veprim tuajin ne shohim përkushtim, sakrificë dhe një humanizëm të rrallë.
Faleminderit nga zemra për gjithçka që po bëni për mamin tim.
Edhe në këtë kohë të vështirë, ju jeni drita jonë 🙏

Artikulli paraprakAlarm në Evropë: Rritja e rasteve të fruthit rikthen rrezikun e epidemive
Artikulli i rradhës AHA-ja publikon udhëzime dietike 2026: 9 hapa praktikë për shëndetin kardiovaskular dhe parandalimin e sëmundjeve të zemrës

Ju sugjerojmë

Aksidenti tragjik në Komoran: Tre të lënduarit po trajtohen në QKUK, gjendja e tyre e rëndë

21/07/2026 Lajme

Moti i lig: Ekipet e KEDS-it në terren për të monitoruar situatën me rrymë

21/07/2026 Lajme

Gruaja e Hysen Durmishit bëhet këshilltare e ministrit Vitia

21/07/2026 Lajme

IKD: Ngërçi politik po rrezikon funksionimin e institucioneve të pavarura

21/07/2026 Lajme

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkon gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Arratiset një person i ndaluar gjatë trajtimit mjekësor në Suharekë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.