Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Konsumi i tepërt i kripës rrit rrezikun për demencë, paralajmërojnë studimet shkencore

Jetë 05/04/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një studim i ri i publikuar në PubMed Central (PMC) ka zbuluar një lidhje të qartë midis konsumit të lartë të kripës dhe rrezikut për zhvillimin e demencës, përfshirë formën më të zakonshme të saj, sëmundjen e Alzheimerit.

Studimi përdor metodën e Mendelian Randomization, e cila lejon të kuptohet më mirë lidhja shkakësore duke përdorur ndryshime gjenetike për të minimizuar ndikimin e faktorëve të tjerë ndërhyrës, shkruan PubMed, transmeton Gazeta Shneta.

Rezultatet tregojnë se individët që konsumojnë kripë në sasi të larta mund të kenë një rrezik të shtuar deri në 73 % për zhvillimin e demencës dhe mund të preken më shumë nga çrregullimet njohëse me kalimin e viteve.

Arsyeja kryesore lidhet me efektet e kripës në shëndetin vaskular dhe inflamacionin. Konsumi i tepërt i sodiumit mund të shkaktojë presion të lartë të gjakut dhe të dëmtojë enët e gjakut në tru, duke ndikuar në furnizimin me gjak dhe ushqyes të qelizave nervore.

Inflamacioni kronik që rezulton nga kjo gjendje kontribuon në dëmtime neurologjike afatgjata dhe rrit rrezikun për rënien kognitive. Studime të tjera kanë treguar gjithashtu se kripa e tepërt mund të ndikojë në akumulimin e proteinave patologjike në tru, të cilat lidhen me sëmundjen e Alzheimerit.

Përveç ndikimeve direkte në tru, konsumimi i lartë i kripës është i lidhur me sëmundjet kardiovaskulare dhe hipertensionin, të cilat janë faktorë të njohur risku për zhvillimin e demencës.

Kjo lidhje nënvizon rëndësinë e një diete të shëndetshme për të ruajtur jo vetëm shëndetin e zemrës, por edhe funksionin njohës në moshë të madhe.

Ekspertët rekomandojnë kufizimin e konsumit ditor të kripës dhe adoptimin e një diete të balancuar, të pasur me fruta, perime dhe ushqime të papërpunuara, si strategji kryesore për mbrojtjen e shëndetit të trurit.

Masat e tilla mund të ndihmojnë në uljen e rrezikut për zhvillimin e demencës dhe çrregullimeve të tjera njohëse në moshë të madhe. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakTest i ri i gjakut parashikon infarktin vite përpara, ofron shpresë për parandalim të hershëm
Artikulli i rradhës Ushtrimet fizike mund të jenë po aq efektive sa disa ilaçe, tregojnë studimet

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.