Një studim i ri ka zbuluar se trupi i njeriut prodhon vetë një substancë që mund të ndihmojë në mbrojtjen kundër gripit.
Hulumtimi i udhëhequr nga Fisabio Foundation tregon se kjo substancë, e cila gjendet në djersë, por edhe në hundë, pështymë dhe lot, mund të ndalojë virusin e gripit para se të hyjë në trup dhe të shkaktojë sëmundje.
Studiuesit kanë vërejtur se njerëzit që nuk sëmuren lehtë nga gripi kanë nivele më të larta të kësaj substance në organizëm.
Kjo do të thotë se trupi ka një “mbrojtje natyrale” që ndihmon në luftimin e virusit.
Ekspertët thonë se ky zbulim mund të ndihmojë në krijimin e ilaçeve të reja kundër gripit dhe infeksioneve të tjera të ngjashme.
Në vend që të luftohet virusi vetëm me barna, në të ardhmen mund të përdoren edhe mënyra që forcojnë mbrojtjen natyrale të trupit.
Ky studim tregon se organizmi ynë ka më shumë fuqi mbrojtëse sesa mendohej, dhe kjo mund të shfrytëzohet për të parandaluar sëmundjet.


