Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë shqiptuar 2.289 gjoba për shkelje të rregullave të komunikacionit.
Sipas raportit policor, në këtë periudhë janë regjistruar 57 aksidente trafiku, prej të cilave 24 kanë qenë me të lënduar, ndërsa 33 me dëme materiale.
Po ashtu, policia njofton se janë arrestuar 20 persona, ku 12 prej tyre janë dërguar në mbajtje.



