Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ecja e përditshme, sidomos me ritëm të shpejtë, ul rrezikun e sëmundshmërisë

Jetë 08/04/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Aktiviteti fizik, veçanërisht ecja, mbetet një nga faktorët më të rëndësishëm për shëndetin.

Një studim i ri i publikuar në “American Journal of Preventive Medicine”, tregon se ecja e përditshme – sidomos me ritëm të shpejtë – mund të ulë ndjeshëm rrezikun e vdekshmërisë, veçanërisht te personat me të ardhura të ulëta dhe komunitetet me ngjyrë.

Sipas Medical News Today, studimi u bazua në të dhënat e 79,856 pjesëmarrësve nga 12 shtete juglindore të Shteteve të Bashkuara, pjesë e “Southern Community Cohort Study”. Dy të tretat e pjesëmarrësve ishin me ngjyrë, ndërsa mbi gjysma kishin të ardhura nën 15,000 dollarë në vit.

Studiuesit analizuan zakonet e përditshme të ecjes, duke përfshirë shpejtësinë dhe kohëzgjatjen, si dhe faktorë të tjerë si pirja e duhanit, konsumimi i alkoolit dhe aktiviteti fizik gjatë kohës së lirë.

Pas një periudhe ndjekjeje mesatare prej rreth 17 vjetësh, u regjistruan afro 27,000 vdekje, ku shumica lidhej me sëmundjet kardiovaskulare.

Rezultatet treguan se ecja me ritëm të shpejtë lidhej me një ulje prej rreth 20% të rrezikut të vdekshmërisë. Ndërkohë, edhe personat që ecnin me ritëm më të ngadaltë për më shumë se një orë në ditë përfitonin ndjeshëm, veçanërisht në uljen e rrezikut për sëmundjen ishemike të zemrës, përcjell Gazeta Shneta.

Studimi nënvizon rëndësinë jo vetëm të ecjes, por edhe të ritmit të saj, duke inkurajuar përfshirjen e aktivitetit fizik në përditshmëri për një jetë më të gjatë dhe një shëndet më të mirë kardiovaskular. /Gazeta Shneta/

 

Artikulli paraprakHaxhiu: Uroj që të mos vijë situata që të shpall datën e zgjedhjeve
Artikulli i rradhës Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.