Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Haxhiu: Uroj që të mos vijë situata që të shpall datën e zgjedhjeve

Lajme 08/04/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se vendi nuk ka kohë për të humbur, duke shtuar se shpreson që presidenti i ri të zgjedhet brenda afatit kushtetues, në të kundërtën ajo do të duhet të shpallë datën e zgjedhjeve të reja.

Një ditë më parë ajo deklaroi se është e hapur për të ndihmuar, nëse mundet, për çështjen e presidentit.

Ajo sqaroi më 8 prill pas mbledhjes së kryesisë, se në cilësinë e kryetares së Kuvendit është e gatshme që të kontribuojë duke organizuar takime dhe diskutime me grupet parlamentare, nëse ato vlerësojnë se takime të tilla janë të nevojshme.

“Unë mirëpres vazhdimin e takimeve që kanë ndodhur në ditët që lamë pas. Urojmë që t’i lëmë anash të gjitha dallime dhe të jemi bashkë që ta gjejmë një zgjidhje për presidentin. Uroj që të mos vijë situata që si ushtruese e detyrës së presidentit të shpall datën e zgjedhjeve sepse siç e dini me aktgjykimin e Kushtetueses, Kuvendi konsiderohet i shpërndarë kur ne përmbushim afatin dhe nuk zgjedhim presidentin”, tha Haxhiu.

Sipas aktgjykimit të nxjerrë nga Gjykata Kushtetuese në mars, deputetët kanë afat deri më 28 prill që të zgjedhin presidentin e ri të vendit, në të kundërtën vendi shkon në zgjedhje, që duhet të mbahen brenda 45 ditësh.

“Prandaj, nëse ju duhem grupeve parlamentare unë jam në shërbim të tyre të ndihmojë me takime. Por, mendoj që e rëndësishme është që të gjitha grupet parlamentare dhe partitë që përfaqësohen në Kuvend të dëshmojnë vullnet për ta gjetur një zgjidhje për presidentin”, theksoi Haxhiu.

Ditë më parë, kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, që njëherësh është kryeministër i Kosovës, u takua me Lumir Abdixhikun, kreun e subjektit opozitar, Lidhja Demokratike e Kosovës. Megjithatë, gjatë takimit nuk u arrit ndonjë marrëveshje për çështjen e presidentit, por është paralajmëruar se takimet do të vazhdojnë në ditët në vijim edhe me Partinë Demokratike të Kosovës.

Ish-presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, i përfundoi mandati më 4 prill, dhe në bazë të Kushtetutës, Haxhiu ka marrë postin e ushtrueses së detyrës së presidentit.

Pasi dështuan të prodhonin ndonjë marrëveshje takimet me LDK-në dhe PDK-në, LVV-ja e Kurtit më 5 mars propozoi dy emra për pozitën e presidentit: Glauk Konjufcën, ministrin e Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe deputeten Fatmire Mullhaxha -Kollçaku. Në mungesë kuorumi, procesi ka mbetur në gjysmë.

Të nesërmen, ish-presidentja Vjosa Osmani prezantoi një dekret për shpërndarje të Kuvendit dhe hapje të rrugës për zgjedhje të reja. Vetë Osmani e synonte edhe një mandat të dytë, mirëpo nuk e siguroi mbështetjen e nevojshme në këtë drejtim.

Dekreti u dërgua në Gjykatën Kushtetuese nga Qeveria. Më pas gjykata doli me aktgjykim, duke caktuar 28 prillin si datë të fundit për zgjedhjen e presidentit.

Lëvizja Vetëvendosje i ka fituar bindshëm zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit dhe gëzon 57 ulëse në Kuvend, por ato janë të pamjaftueshme për zgjedhjen e presidentit, meqë për të finalizuar këtë proces nevojiten të paktën 80 vota në Kuvendin me 120 deputetë. /REL

Artikulli paraprakIlaçet GLP-1 përmirësojnë kontrollin e astmës tek personat me obezitet, sugjeron studimi
Artikulli i rradhës Ecja e përditshme, sidomos me ritëm të shpejtë, ul rrezikun e sëmundshmërisë

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.