Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ilaçet GLP-1 përmirësojnë kontrollin e astmës tek personat me obezitet, sugjeron studimi

Jetë 08/04/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një studim i fundit i realizuar në Mbretërinë e Bashkuar ka analizuar ndikimin e ilaçeve GLP-1 te personat që vuajnë njëkohësisht nga obeziteti dhe astma.

Sipas gjetjeve, përdoruesit e këtyre medikamenteve kishin kontroll më të mirë të astmës. Megjithatë, nuk u vërejt ndonjë përmirësim i dukshëm në funksionin e mushkërive krahasuar me personat që nuk i përdornin ilaçet GLP-1, shkruan Medical News Today përcjell Gazeta Shneta.

Këto ilaçe – si semaglutidi (Ozempic, Wegovy) dhe liraglutidi (Victoza, Saxenda) – përdoren zakonisht për trajtimin e diabetit të tipit 2 dhe për humbje peshe. Me rritjen e përdorimit të tyre, studiuesit po shqyrtojnë edhe përfitime të tjera të mundshme, përfshirë uljen e rrezikut nga disa lloje kanceri të lidhura me obezitetin dhe ndikimin në reduktimin e rrezikut për demencë.

Studiues nga “Universiteti Aberdeen”, dhe “Observational and Pragmatic Research Institute”, analizuan të dhënat e rreth 60,000 personave. Në studim u përfshinë mbi 10,000 individë me obezitet dhe astmë që përdornin ilaçe GLP-1, si dhe rreth 50,000 pjesëmarrës të tjerë me karakteristika të ngjashme që nuk i kishin përdorur këto medikamente.

Të gjithë pjesëmarrësit kishin pasur të paktën një vizitë për astmë brenda 12 muajve para fillimit të trajtimit me GLP-1 dhe kishin indeks të masës trupore (BMI) mbi 30. Çdo pjesëmarrës në grupin që përdorte GLP-1 u krahasua me pesë persona të ngjashëm që nuk i kishin përdorur këto ilaçe.

Sipas studiuesve, efektet anti-inflamatore të ilaçeve GLP-1 mund të luajnë rol në përmirësimin e kontrollit të astmës, veçanërisht tek personat me obezitet.

Rezultatet e studimit janë publikuar në revistën “Advances in Therapy”. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakKuvendi i Kosovës të premten seancë plenare
Artikulli i rradhës Haxhiu: Uroj që të mos vijë situata që të shpall datën e zgjedhjeve

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.