Dje, ShSKUK-ja njoftoi se në Klinikën e Kirurgjisë Abdominale në QKUK u realizua për herë të parë me sukses një ndërhyrje shumë komplekse kirurgjikale, pankreatektomia totale (pancreatectomia totalis).
Nën udhëheqjen e operatorit kryesor, Dr. Shemsedin Hashani, kjo ndërhyrje u realizua falë një bashkëpunimi të shkëlqyer multidisiplinar, përcjell Gazeta Shneta.
Ekipi operativ:
- Dr. Shemsedin Hashani – kirurg (operator kryesor);
- Prof. Faton Hoxha – kirurg;
- Dr. Rrustem Musa – kirurg;
- Dr. Shpresa Hasimja – anesteziologe;
- Dr. Artur Avdaj – specializant;
- Dr. Besmir Shabani – specializant.
Pacienti H.B. (1960/1961) ishte diagnostikuar me tumor të pankreasit (Adenocarcinoma ductalis), që përfshinte kokën, trupin dhe bishtin e pankreasit. Duke marrë parasysh kompleksitetin e rastit, u vendos për trajtim kirurgjikal përmes heqjes së plotë të pankreasit.
Gjatë operacionit është realizuar me sukses pankreatektomia totale, e shoqëruar me rekonstruksionin e sistemeve të nevojshme për të mundësuar ushqyerjen dhe funksionimin normal të organizmit./Gazeta Shneta/




