Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Sifilizi dhe rreziku i shtuar për sëmundje të zemrës dhe enëve të gjakut

Jetë 20/04/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një studim i ri paralajmëron se sifilizi, një infeksion seksualisht i transmetueshëm, mund të ketë pasoja serioze afatgjata për shëndetin e zemrës dhe enëve të gjakut nëse nuk trajtohet me kohë. Rastet e sifilizit janë rritur ndjeshëm në Shtetet e Bashkuara vitet e fundit, duke ngritur shqetësime të reja për ndikimin e tij në sëmundjet kardiovaskulare.

Sifilizi shkaktohet nga bakteria Treponema pallidum dhe përhapet përmes kontaktit seksual.

Edhe pse është një sëmundje që mund të kurohet lehtësisht me antibiotikë, përfshirë një injeksion të vetëm me penicilinë në disa raste, trajtimi i vonuar mund të shkaktojë dëmtime serioze në tru, nerva, sy, veshë, mëlçi dhe organe të tjera, shkruan burimi Health Day transmeton Gazeta Shneta.

Studimi, i publikuar në “JAMA Network Open”, analizoi të dhënat e rreth 1,500 pacientëve me sifiliz dhe i krahasoi me mbi 7,000 persona pa infeksion, duke i ndjekur për 15 vite.

Rezultatet treguan se personat me sifiliz kishin rrezik dukshëm më të lartë për probleme kardiovaskulare.

Ata kishin dyfish më shumë rrezik për aneurizëm të aortës, një gjendje e rrezikshme ku muri i arteries kryesore zgjerohet dhe mund të çahet.

Gjithashtu, u vu re rritje e rrezikut për goditje në tru, si ato të shkaktuara nga gjakderdhja ashtu edhe nga mpiksjet, si dhe rritje e rrezikut për infarkt të zemrës.

Për herë të parë, studimi lidhi gjithashtu sifilizin me sëmundjen e arterieve periferike, e cila shkakton dhimbje dhe çrregullime të qarkullimit në gjymtyrë.

Studiuesit theksojnë se, megjithëse nuk mund të provohet një lidhje direkte shkak-pasojë, inflamacioni kronik i shkaktuar nga sifilizi mund të përshpejtojë sëmundjet e zemrës.

Këto efekte mund të vazhdojnë edhe pas trajtimit të infeksionit.

Ekspertët paralajmërojnë se shumë nga këto komplikime mund të mos njihen mjaftueshëm në praktikën mjekësore dhe nuk duhet të injorohen, sidomos tek pacientët me infeksion të gjatë ose të patrajtuar. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakDuhanpirja dhe vaping gjatë shtatzënisë: Rreziqet dhe mbrojtja e foshnjës
Artikulli i rradhës Ndikimi i pabarazive sociale në rritjen e kancerit të zorrës së trashë tek të rinjtë

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.