Është ndarë nga jeta të farmacisti Mr. Ph. Bekim Ahmeti.
Oda e Farmacistëve të Kosovës u ka shprehur ngushëllime familjes Ahmeti, miqve dhe të gjithë atyre që e kanë njohur të ndjerin, përcjell Gazeta Shneta.
“Mr. Ph. Bekim Ahmeti do të kujtohet për kontributin e tij në Odën e Farmacistëve të Kosovës, ku shërbeu për dy mandate si anëtar i Kuvendit të OFK-së — mandatin e parë si kryetar i Komisionit për Buxhet dhe Financa, e më pas si kryetar i Këshillit Mbikëqyrës.” ka shkruar OSK.
Në njoftim theksohet se kontributi i tij në strukturat profesionale të farmacisë do të mbetet i vlerësuar.
Varrimi i të ndjerit do të bëhet në varrezat e qytetit të Prishtinës (Dragodan), të martën në ora 16:30. /Gazeta Shneta/



