Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

ORCA kritikon Qeverinë për emërimin e ish-kandidatit për deputet të VV-së në Agjencinë për Akreditim

Lajme 22/04/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA) ka reaguar ashpër ndaj zhvillimeve të fundit në procesin e përzgjedhjes së anëtarëve të Bordit të Agjencia e Kosovës për Akreditim, duke akuzuar Qeverinë për ndërhyrje që cenon pavarësinë e këtij institucioni.

Sipas ORCA-s, në listën e kandidatëve është përfshirë emri i Driton Vela, ish-kandidat për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje në zgjedhjet e vitit 2019.

Organizata pretendon se përfshirja e tij është bërë pa transparencë dhe jashtë vëmendjes publike, duke anashkaluar kriteret e meritës dhe ekspertizës.

ORCA rikujton se në vitin 2023, gjatë një procesi të mëhershëm për të njëjtin bord, Vela ishte diskualifikuar për shkak të deklarimeve të rreme në aplikim.

Për këtë arsye, rikthimi i tij në një proces të ri konsiderohet i pajustifikueshëm dhe i dëmshëm për besueshmërinë e institucionit.

Tutje, organizata ka ngritur shqetësime edhe për parregullsi në procesin aktual, duke përmendur paqartësi lidhur me raportin e komisionit vlerësues dhe mënyrën e procedimit të tij drejt institucioneve përkatëse.

Sipas ORCA-s, ky rast përbën një precedent të rrezikshëm të ndërhyrjes politike në institucione që duhet të funksionojnë të pavarura, duke rrezikuar standardet e arsimit të lartë dhe besimin e publikut.

Në reagim përmenden edhe ndërhyrjet e mëhershme gjatë qeverisjes së Ramush Haradinaj, të cilat kishin çuar në përjashtimin e agjencisë nga mekanizmat ndërkombëtarë të sigurimit të cilësisë. Sipas ORCA-s, zhvillimet aktuale nën udhëheqjen e kryeministrit Albin Kurti mund të kenë pasoja të ngjashme.

Organizata paralajmëron se do të njoftojë edhe organizatat ndërkombëtare si ENQA dhe EQAR për situatën e krijuar, duke theksuar se çdo ndërhyrje e tillë rrezikon kredibilitetin ndërkombëtar të arsimit të lartë në Kosovë. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprak“Operacion shumë i rëndë”: Kurti përcjellë nga afër një operim në Klinikën e Kardiologjisë
Artikulli i rradhës Fillon për herë të parë skriningu neonatal në Spitalin e Mitrovicës

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.