Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Operacioni i rrallë që nuk gjeti zgjidhje në Maqedoni, u krye me sukses në Kosovë

Lajme 22/04/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një operacion i rrallë që nuk gjeti zgjidhje as në rajon në Maqedoninë Veriore, u krye me sukses në Kosovë në Spitalin e Përgjithshëm Rezonanca 2.

Rastin e suksesshëm e ka publikuar drejtori i këtij spitali, dr. Nazim Dakaj, i cili ka shpjeguar se pacientja adulte kishte një lëndim që nga mosha 10-vjeçare në lukth dhe në venën kava, transmeton Gazeta Shneta.

Pacientja kishte kryer disa ndërhyrje kirurgjike, teksa në dy vitet e fundit vuante nga dhimbje të mëdha në bark dhe nuk kishte gjetur zgjidhje as në Maqedoninë e Veriut.

Pacientja më pas iu nënshtrua një ekzaminimi diagnostik nga gastroenterologu Dr. Besnik Ismajli, dhe tutje iu nënshtrua intervenimit kirurgjik nga kirurgu Dr. Shkodran Krasniqi me metodën minimale invazive të laparaskopisë.

Operacioni u krye me sukses dhe pacientja u lirua nga spitali brenda katër ditësh.

Njoftimi i plotë më poshtë:

Rrëfim suksesi nga kirurgjia moderne:

Një paciente shpëton pas dekadash komplikimesh

Një histori e jashtëzakonshme mjekësore vjen si dëshmi e përparimeve në kirurgjinë moderne dhe përkushtimit profesional ndaj pacientit.

Një grua, sot në moshë adulte, ka kaluar një rrugëtim të gjatë dhe të vështirë shëndetësor që nisi që në fëmijëri.

Në moshën 10-vjeçare, ajo kishte pësuar një lëndim të rëndë nga arma e zjarrit, me dëmtim të lukthit dhe venës kava – një nga enët kryesore të gjakut në organizëm. Në atë kohë iu nënshtrua një operacioni emergjent (laparotomi), ku u realizua ndalja e gjakderdhjes përmes qepjes së venës kava, riparimi i lukthit dhe vendosja e një bypass-i të tipit Omega në pjesën antrale të tij.

Vitet që pasuan sollën ndërhyrje të tjera kirurgjikale. Para 16 vitesh, pacientja iu nënshtrua heqjes së tëmthit dhe apendiksit, gjithashtu me metodë të hapur.

Megjithatë, sfidat nuk përfunduan aty. Prej më shumë se dy vitesh e gjysmë, ajo vuante nga dhimbje të vazhdueshme në pjesën e sipërme të barkut. Për këtë arsye kishte kërkuar ndihmë nga mbi 10 mjekë të ndryshëm, brenda dhe jashtë Kosovës, përfshirë edhe në Maqedoni, pa arritur një diagnozë përfundimtare.

Gjendja u përkeqësua ndjeshëm muajt e fundit, kur pacientja përjetoi tri episode të rënda të shokut hemorragjik, të shoqëruara me vjellje gjaku dhe jashtëqitje me gjak. Ajo mori disa transfuzione gjaku për stabilizim.

Zgjidhja erdhi pas kontaktit me Dr. Besnik Ismajli, Gastroenterolog i specializuar ne Gjermani, ku u realizua një gastroskopi diagnostike. Ekzaminimi zbuloi shkaktarin kryesor: një ulçerë në vendin e anastomozës Omega, ndërmjet lukthit dhe zorrës së hollë. Ulçerë kronike e cila nuk shërohej me metoda konservative (me Medikamente) të cilat Pacientja i merrte për një kohë të gjatë.

Duke marrë parasysh rrezikun e përsëritjes së gjakderdhjes dhe mundësinë e transformimit malinj, pas analizave të detajuara imazherike dhe histologjike, u vendos për ndërhyrje kirurgjikale.

Operacioni u realizua me metodë minimale invazive – laparoskopi – përmes prerjeve të vogla nga Dr. Fatmir Imeraj dhe Dr. Shkodran Krasniqi kirurgë të specializuar poashtu ne Gejrmani, Anestezioni u realizua nga Dr. Shkelzen Muriqi ne Spitalin Rezonanca 2. Gjatë ndërhyrjes u liruan ngjitje (adezione) masive në të gjithë abdomenin, që përfshinin zorrën e hollë, zorrën e trashë, lukthin dhe mëlçinë me murin abdominal.

Më tej, u krye heqja e anastomozës së vjetër së bashku me ulçerën, përmes një reseksioni të tipit “ëedge” të lukthit. Po ashtu, u resektua segmenti i prekur i zorrës së hollë dhe u rikthye lidhja normale e saj, duke rivendosur anatomine fiziologjike të traktit tretës.

Ecuria pas operacionit ishte shumë e mirë. Nuk pati komplikime, drenazha u hoq që në ditën e parë, pacientja filloi ushqimin fillimisht me lëngje dhe më pas kaloi në ushqim të zakonshëm. Plagët e vogla u shëruan shpejt, ndërsa ajo u mobilizua plotësisht brenda repartit. Analizat laboratorike rezultuan brenda vlerave të pritshme.

Në ditën e katërt pas operacionit, pacientja u lirua në gjendje të mirë shëndetësore.

Rezultati përfundimtar histologjik konfirmoi se ulçera e hequr, me përmasa rreth 2 cm, ishte larguar në tërësi.

Ky rast përfaqëson një shembull të qartë se si diagnostikimi i saktë dhe ndërhyrja e avancuar kirurgjikale mund të ndryshojnë rrjedhën e jetës së pacientëve, edhe pas shumë vitesh vuajtjesh dhe pasigurie. Falenderojmë Pacienten për besimin e dhënë.

Artikulli paraprakIzet Sadiku përfundon mandatin si drejtor i Shëndetësisë në Prishtinë
Artikulli i rradhës Zogjtë dhe dhelprat si “alarm i hershëm” për rezistencën ndaj antibiotikëve në mjedis

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.