Izet Sadiku ka njoftuar për përfundimin e mandatit të tij si Drejtor i Drejtorisë për Shëndetësi në Komunën e Prishtinës.
Përmes një njoftimi publik, ai ka falënderuar qytetarët e Prishtinës për besimin dhe bashkëpunimin gjatë kohës sa ishte në detyrë. Sadiku theksoi se angazhimet dhe rezultatet në sektorin e shëndetësisë janë arritur përmes bashkëpunimit institucional dhe profesional.
Ai ka shprehur mirënjohje edhe për kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, si dhe për kryetarin e Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, duke vlerësuar mbështetjen dhe bashkëpunimin e tyre.
Sadiku falënderoi gjithashtu stafin shëndetësor, përfshirë mjekët, infermierët dhe punonjësit e tjerë, për angazhimin dhe shërbimin ndaj qytetarëve.
Ai theksoi se përkushtimi ndaj shëndetit publik do të mbetet prioritet i tij edhe në të ardhmen. /Gazeta Shneta/




