Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës i ka shpallur disa Njoftime Paraprake për tenderë me vlerë mbi 52 milionë Euro.
SHSKUK i ka shpallur këto njoftime për tender për furnizime me barna dhe materiale medicinale, për furnizim me pajisje dhe për investime në infrastrukturë.
Zyra e Prokurimit të SHSKUK-së i ka thënë Gazetës Shneta se tenderët pas këtyre njoftimeve do të shpallen varësisht nga kërkesat e njësive kërkuese.
“Sipas LPP-së duhet të bëhet njoftimi paraprak andaj AK SHSKUK ka bere njoftimin paraprak për procedurat e prokurimit, veç se janë të publikuara andaj do të udhëhiqen sipas kërkesës nga Njësia Kërkues të ndara”, kanë deklaruar nga Zyra e Prokurimit.
Njoftimet Paraprake të publikuara në eProkurimi:
Furinizim me barna nga LE per nevojat e SHSKUK-së – vlera 28,457,097.93
Furnizim me material medicinal për nevojat e SHSKUK-së – vlera 8,662,605.68
Furnizim me material medicinal për hemodializ për nevojat e SHSKUK-së – vlera 2,451,606.01
Material medicinal për ortopedi për nevojat e SHSKUK-së – vlera 1,119,254.40
Furnizim me pajisje mjekesore – vlera 5,433,000.00
Modernizimi i Infrastruktures te Objekteve Spitalore te programeve Buxhetore te SHSKUK – vlera 5,950,000.00.
Të gjitha këto njoftime kapi shumën prej 52,073,564.02.
Zyra e Prokurimit kanë sqaruar se sa i përket njoftimeve për renovime, do të bëhen sipas nevojave të njësive.
“Varësisht nga nevojat e Njësive të SHSKUK do të përdoren mjetet të cilat janë në modernizim kryesisht në renovime dhe një pjesë e tyre për obligime-kontraktuake të cilat implementohen këtë vit”, kanë deklaruar në përgjigje. /Gazeta Shneta/




