Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Të dhënat mjekësore të 500 mijë britanikëve në shitje online, publikohen në platformë kineze

Jetë 24/04/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Të dhënat shëndetësore të rreth 500 mijë qytetarëve në Mbretërinë e Bashkuar janë vjedhur dhe janë nxjerrë në shitje në platformën kineze Alibaba, duke ngritur shqetësime serioze për sigurinë e informacionit mjekësor.

Rasti është konfirmuar nga ministri britanik i teknologjisë, Ian Murray, i cili bëri të ditur se të dhënat i përkasin pjesëmarrësve të UK Biobank – një nga databazat më të mëdha në botë për informacione biologjike, shëndetësore dhe të stilit të jetesës.

Sipas autoriteteve, më 20 prill organizata kishte njoftuar qeverinë se disa shitës në platformat e Alibaba-s kishin listuar për shitje të dhëna që pretendohej se i përkisnin kësaj databaze. Të paktën një nga këto lista dyshohet se përmbante informacion për të gjithë 500 mijë vullnetarët.

Megjithatë, zyrtarët theksojnë se të dhënat e rrjedhura nuk përfshijnë informacione identifikuese si emra, adresa apo numra telefoni.

Autoritetet britanike kanë bërë të ditur se nuk ka prova që këto të dhëna janë blerë para se listimet të hiqeshin nga platforma. Qeveria britanike ka qenë në kontakt me autoritetet kineze dhe me kompaninë për të siguruar largimin e menjëhershëm të përmbajtjes.

Ndërkohë, drejtori ekzekutiv i UK Biobank, Rory Collins, ka kërkuar falje për shqetësimin e shkaktuar dhe ka siguruar pjesëmarrësit se informacionet personale mbeten të sigurta.

Si masë paraprake, organizata ka pezulluar përkohësisht qasjen në platformën e saj kërkimore dhe ka paralajmëruar masa të reja sigurie, përfshirë kufizimin e madhësisë së skedarëve që mund të shkarkohen.

Rasti ka rikthyer në vëmendje rreziqet në rritje të sigurisë kibernetike, veçanërisht kur bëhet fjalë për të dhëna të ndjeshme shëndetësore që përdoren në kërkime shkencore në shkallë globale.

Artikulli paraprakSHSKUK shpallë njoftime paraprake për tenderë mbi 52 milionë Euro
Artikulli i rradhës Lansohet Instituti i Farmacisë në Universitetin e Prishtinës

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.