Një ish-deputet i partisë në pushtet i ka mësyrë pozitës së drejtorit të Spitalit të Vushtrrisë, ndërsa një ish-kandidat për deputet po kandidon për drejtor të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.
Partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, po vazhdon “dërgojë” njerëzit e saj në pozita drejtuese në institucionet publike shëndetësore, shkruan Gazeta Shneta.
Një nga ta është ish-deputeti i legjislaturës së kaluar të Kuvendit të Kosovës, Besim Muzaqi. Farmacist me profesion, ka kandiduar për drejtor të Spitalit të Vushtrrisë.
Ish-deputeti i LVV-së, Muzaqi, është i vetmi kandidat i pranuar për këtë pozitë.
Edhe Zef Ndrejaj, ish-kandidat për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, ka kandiduar për drejtor të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës. Kundërkandidat i Ndrejajt është ud.drejtori aktual Mentor Zejnullahu.

Për pozitën e drejtorit të Spitalit të Ferizajt janë katër kandidat, ish-ud.drejtori Fikret Arifi, Rinor Ajeti, Jetmir Ilazi dhe Ilir Hamdiu.
Ndërsa kandidatja që nuk i ka plotësuar kriteret për këtë pozitë është Behrije Halilaj-Vishaj.
Kujtojmë se kjo është hera e dytë që shpallet konkursi për drejtor të QKUK-së, pasi konkursi i parë ishte anuluar. Ky institucion tashmë gati që dy vite po udhëhiqet nga ushtrues detyre.
Spitali i Vushtrrisë gjithashtu është me ushtrues detyre prej më shumë se një vit, ndërsa spitali i Ferizajt është me ushtrues detyre që nga viti 2020. /Gazeta Shneta/




