Ministria e Digjitalizimit dhe Administratës Publike ka hapur konkurset për Sekretar të Përgjithshëm të Ministrisë së Shëndetësisë dhe drejtor të Agjencisë për Produkte dhe Pajisje Medicinale.
Pozita e Sekretarit të MSh-së aktualisht është me ushtrues detyre Jahë Gecaj, pasi vitin e kaluar i skadoi mandati ish-Sekretarit Naim Bardiqi, shkruan Gazeta Shneta.
Për këtë pozitë është kërkuar diplomë e arsimit të lartë Bachellor, si dhe certifikata ose licenca nëse kërkohen sipas legjislacionit në fuqi.
Kërkohet së paku tetë vite përvojë pune profesionale:
1.) pesë (5) vite përvojë pune në pozita drejtuese,
2.) katër (4) vite përvojë punë në pozita drejtuese dhe diplomë të nivelit të dytë të arsimit të lartë (master),
3.) tre (3) vite përvojë punë në pozita drejtuese dhe diplomë të nivelit të tretë të arsimit të lartë (doktoraturës).
Ndërkaq për pozitën e drejtorit të AKPM-së kërkohet gjiashtu diplomë Bachellor të drejtimeve si në vijim: Fakulteti i Farmacisë, Ekonomikut, Juridikut, Kimisë, Mjekësisë, Biologjisë, Fizikës.
“Përvoja e punës e kërkuar: Së paku tetë (8) vite përvojë pune profesionale duke përfshirë njërën nga kërkesat në vjimin:c.1.) pesë (5) vite përvojë pune në pozita drejtuese, ose c.2.) katër (4) vite përvojë punë në pozita drejtuese dhe diplomë të nivelit të dytë të arsimit të lartë (master), ose c.3.) tre (3) vite përvojë punë në pozita drejtuese dhe diplomë të nivelit të tretë të arsimit të lartë (doktoraturës)”, thuhet në kriteret e konkursit.
Ky Agjencion është me ushtrues detyre prej rreth 10 vitesh. Për këtë pozitë është hapur dhe anuluar konkursi disa herë. /Gazeta Shneta/




