Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Elezi: KQZ fillon përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme, fushata dhe aktivitetet tjera organizohen me afate të shkurtëra kohore

Lajme 30/04/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur përgatitjet për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës.Në këtë fazë, para shpalljes së datës së zgjedhjeve, KQZ është e përqendruar në trajtimin e çështjeve fillestare dhe urgjente që lidhen me organizimin e zgjedhjeve të parakohshme.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka treguar për Ekonomia Online për angazhimin aktual të KQZ-së, derisa janë në pritje të vendimit për shpalljen zyrtare të datës së zgjedhjeve.

Gjithashtu, ai ka treguar se të gjitha aktivitetet zgjedhore, përfshirë fushatën zgjedhore, do të organizohen sipas afateve të shkurtëra kohore.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur tashmë fazën përgatitore të procesit zgjedhor, duke u angazhuar në trajtimin e të gjitha çështjeve fillestare dhe urgjente që lidhen me organizimin e zgjedhjeve të parakohshme dhe të cilat do të miratohen në mbledhjen e parë pas vendimit për caktimin e datës së zgjedhjeve. Këto përgatitje përfshijnë planifikimin e aktiviteteve zgjedhore, përcaktimin paraprak të afateve kohore, planifikimi i buxhetit si dhe koordinimin me institucionet relevante”, tha Elezi.

Më tej, Elezi ka treguar se meqenëse këto janë zgjedhje të parakohshme, një ndër vendimet e para të KQZ-së do të jetë ndryshimi i afateve kohore të aktiviteteve zgjedhore që ndërlidhen drejtpërdrejt me votuesit, subjektet politike dhe vëzhguesit.

“Pasi këto janë zgjedhje të parakohshme, sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, organizimi i tyre bëhet me afate të shkurtëra kohore dhe një nga vendimet e para të KQZ-së për këtë proces zgjedhor do të jetë ndryshimi i afateve kohore të aktiviteteve zgjedhore apo përshtatja e tyre sipas nevojës, në pajtim me rrathanat dhe kohën në dispozicion të KQZ-së. Të gjitha afatet e aktiviteteve zgjedhore që kanë të bëjnë me votuesit, subjektet politike dhe vëzhguesit, do të zhvillohen brenda një kohe të shkurtër. Në këtë drejtim, KQZ do të përcaktojë afatin për partitë politike për të formuar koalicione dhe deklaruar mospjesëmarrjen në zgjedhje; afatin për subjektet politike për t’u certifikuar e për të dorëzuar listën e kanidatëve për deputetë; dhe periudhën e fushatës zgjedhore. Po ashtu, KQZ cakton edhe kohën për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës, votimin përmes postës dhe në përfaqësi diplomatike, si dhe regjistrimin e votuesve me nevoja të veçanta. Pjesë e këtij plani është edhe vendosja e afateve për akreditimin e vëzhguesve dhe mediave”, tha Elezi.

Elezi ka treguar se në mesin e aktiviteteve zgjedhore që do të organizohen në afate të shkurtëra kohore do të jetë edhe fushata zgjedhore për subjektet politike.

“Meqenëse këto janë zgjedhje të parakohshme, periudha e fushatës zgjedhore është më e shkurtër në krahasim me zgjedhjet e rregullta, për shkak të afateve të kufizuara kohore. Në zgjedhjet e fundit të parakohshme, fushata zgjedhore ka zgjatur 11 ditë e 7 orë, ndërkaq për zgjedhjet e radhës, KQZ do të përcaktojë kohëzgjatjen e saj në përputhje me afatin e përgjithshëm kohor në dispozicion të KQZ-së për organizimin e të gjithë procesit zgjedhor”, njoftoi Elezi.

Të mërkurën kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi është takuar me ushtruesen e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu.Radoniqi pas takimit ka thënë se KQZ si datë të zgjedhjeve preferon 7 qershorin.

Artikulli paraprak11 lloje të kancerit po rriten tek të rinjtë, shkaku mbetet i paqartë
Artikulli i rradhës Aktiviteti jonormal në tru tek epilepsia mund të parashikohet një sekondë më herët

Ju sugjerojmë

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme

Rritet numri i viktimave nga tërmeti në Venezuelë, arrin në 5,346

22/07/2026 Lajme

Gjermani: Shtohet dhuna e seksualizuar ndaj të miturve

22/07/2026 Lajme

Aksidentet në komunikacion ua morën jetën 46 kosovarëve për 6 muaj

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.