Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Aktiviteti jonormal në tru tek epilepsia mund të parashikohet një sekondë më herët

Jetë 30/04/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Shkencëtarët kanë zbuluar se ndërprerjet e shkurtra të aktivitetit në tru tek personat me epilepsi mund të parashikohen deri në një sekondë përpara se të ndodhin, duke hapur mundësi të reja për trajtim më efektiv.

Hulumtimi, i realizuar nga studiues në University of California San Francisco dhe i publikuar në Nature Neuroscience, fokusohet në të ashtuquajturat “brain blips” – shpërthime të shkurtra të aktivitetit jonormal në tru, të njohura si interictal epileptiform discharges (IEDs).

Këto episode, të cilat mund të ndodhin mijëra herë në ditë, ndikojnë në kujtesë, përqendrim, gjuhë dhe gjumë.

Sipas studiuesve, ndryshe nga sa mendohej më parë, këto shpërthime nuk janë të rastësishme, por ndjekin një model të parashikueshëm.

Përmes teknologjisë së avancuar, shkencëtarët arritën të identifikojnë aktivitetin e neuroneve që paralajmëron këto episode rreth një sekondë para se të ndodhin.

Në studim janë analizuar mbi 1,000 neurone tek katër pacientë që i janë nënshtruar operacionit për epilepsi.

Për këtë qëllim u përdorën pajisje të quajtura “Neuropixels”, të cilat mundësojnë regjistrimin e aktivitetit të neuroneve individuale në thellësi të trurit, duke ofruar një pamje tredimensionale të funksionimit të tij.

Sipas autorit të studimit, Jon Kleen, kjo qasje ofron mundësi të reja për të kuptuar dhe trajtuar më mirë efektet e epilepsisë që ndikojnë në funksionet njohëse.

Studiuesit zbuluan se rreth 80% e neuroneve të përfshira në këto episode janë të lidhura me procese normale si gjuha dhe perceptimi.

Kjo shpjegon pse pacientët gjatë këtyre momenteve mund të humbasin përkohësisht rrjedhën e mendimit apo të kenë vështirësi në të folur.

Zbulimi mund të ndihmojë në zhvillimin e pajisjeve që jo vetëm reagojnë ndaj aktivitetit jonormal, por e parandalojnë atë përpara se të ndodhë.

Ekspertët theksojnë se kjo do të përbënte një hap të madh përpara, duke kaluar nga trajtimi reaktiv në atë parandalues, dhe duke përmirësuar ndjeshëm cilësinë e jetës për personat me epilepsi./Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakElezi: KQZ fillon përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme, fushata dhe aktivitetet tjera organizohen me afate të shkurtëra kohore
Artikulli i rradhës Ndarja dhe divorci: Si të përballoni ndryshimet dhe të mbështesni fëmijën?

Ju sugjerojmë

Stërvitja e forcës pas të 40-ave: Ekspertet tregojnë si të filloni dhe pse ia vlen

24/06/2026 Jetë

Studimi ngre dyshime: Suplementet omega-3 mund të mos parandalojnë Alzheimerin

24/06/2026 Jetë

Vetëm pesë minuta lëvizje në orë mund të përmirësojnë humorin dhe të ulin lodhjen

24/06/2026 Jetë

UNAIDS: Shkurtimi i fondeve amerikane për HIV/AIDS në Afrikën e Jugut mund të kushtojë jetë njerëzish

24/06/2026 Jetë

Realizohet transplanti i parë në botë i mushkërive mes dy personave HIV-pozitivë

24/06/2026 Jetë

Ushtrimet e forcës në moshën e mesme lidhen me rrezik më të ulët për diabetin e tipit 2

24/06/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.