Një studim i ri nga Johns Hopkins University sugjeron se substanca psilocibina, e pranishme në të ashtuquajturat “kërpudha halucinogjene”, mund të ndihmojë disa duhanpirës të heqin dorë nga cigaret.
Duhani mbetet një nga varësitë më të forta, kryesisht për shkak të nikotina, e cila ndikon drejtpërdrejt në sistemin e shpërblimit në tru dhe krijon varësi të krahasueshme me substanca si kokaina apo heroina, shkruan Johns Hopkins University, transmeton Gazeta Shneta.
Për këtë arsye, edhe pse shumë njerëz tentojnë ta lënë duhanin, vetëm një pjesë e vogël arrin sukses afatgjatë.
Në këtë studim, pjesëmarrësit që iu nënshtruan terapisë së mbikëqyrur me psilocibinë, të kombinuar me mbështetje psikologjike, treguan norma dukshëm më të larta të ndërprerjes së duhanit krahasuar me metodat tradicionale. Studiuesit besojnë se kjo substancë ndihmon në “riprogramimin” e mënyrës se si truri përjeton varësinë, duke i ndihmuar individët të ndryshojnë zakonet dhe perceptimet e tyre ndaj duhanit.
Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë se përdorimi i psilocibinës duhet të bëhet vetëm në kushte të kontrolluara klinike, pasi ajo mbetet substancë e rregulluar dhe mund të ketë efekte të forta psikologjike. /Gazeta Shneta/


