Disa nga ushqimet më të zakonshme dhe të shëndetshme mund të përbëjnë rrezik serioz për persona të caktuar, paralajmërojnë ekspertët europianë të alergologjisë.
Disa produkte ushqimore mund të shndërrohen në “armë” potencialisht të rrezikshme për njerëzit që vuajnë nga alergjitë, shkruan SIAAIC, transmeton Gazeta Shneta.
Në listën e ushqimeve me rrezik më të lartë për alergji të rënda në Itali përfshihen qumështi, vezët, kikirikët, frutat me lëvozhgë, si dhe peshku dhe krustacet. Sipas ekspertit Cristiano Caruso, këto alergji ndryshojnë edhe sipas rajoneve – në Shtetet e Bashkuara dominon alergjia ndaj kikirikëve, ndërsa në vendet skandinave më shpesh lidhet me peshkun.
Ekspertët theksojnë se alergjitë ushqimore shpesh shfaqen që në fëmijëri. Alessandro Fiocchi nga Bambino Gesù Hospitalbën të ditur se ato prekin rreth 1 në 50 fëmijë, ndërsa rreth 16% e rasteve mund të jenë në forma të rënda.
Ai thekson se reaksionet alergjike mund të ndodhin në çdo moshë, menjëherë pas konsumimit të ushqimit që i shkakton. Në raste të rralla, ato mund të shfaqen edhe shumë herët madje që në ditët e para të jetës.
Mjekët apelojnë për kujdes të shtuar, veçanërisht tek fëmijët, duke rekomanduar diagnostikim të hershëm dhe ndërgjegjësim për simptomat, pasi në raste të rënda alergjitë ushqimore mund të jenë edhe kërcënuese për jetën. /Gazeta Shneta/


