Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) ka publikuar rezultatet e testimit me shkrim për kandidatët që kanë aplikuar për pozitën e Drejtorit të Sektorit të Shërbimeve të Përbashkëta Tekniko Administrative (ShPTA), në kuadër të procedurave të rekrutimit në sektorin publik shëndetësor.
Sipas njoftimit zyrtar, nga tre kandidatët në listë, vetëm njëri i është nënshtruar testimit me shkrim. Halil Cenaj ka marrë 26.5 pikë, rezultat që nuk e kalon pragun e kërkuar, transmeton Gazeta Shneta.
Ndërkaq, dy kandidatët e tjerë, Erseka Berani dhe Pajtim Demaj, nuk kanë marrë pjesë fare në testim.




