Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ozempic mund të ulë dëshirën për pirje të alkoolit

Jetë 06/05/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
barnat e diabetit
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një studim i rëndësishëm klinik ka treguar se ilaçi semaglutid (i njohur si Ozempic/Wegovy) mund të ndihmojë personat që vuajnë nga çrregullimi i përdorimit të alkoolit.

Sipas rezultateve të publikuara, pacientët që morën këtë trajtim patën dukshëm më pak ditë me konsum të tepruar të alkoolit krahasuar me ata që morën placebo.

Studimi përfshiu 108 persona me obezitet dhe varësi ndaj alkoolit, të cilët u ndanë rastësisht në dy grupe për një periudhë 26-javore.

Në fund të studimit, ata që përdorën semaglutide shënuan një ulje prej 41% të ditëve me konsum të rëndë, ndërsa grupi placebo vetëm 26%, shkruan burimi Health Day transmeton Gazeta Shneta.

Gjithashtu, konsumi mesatar mujor i alkoolit dhe numri i pijeve ditore ranë më ndjeshëm tek grupi që mori ilaçin.

Ekspertët besojnë se ky efekt lidhet me mënyrën se si ilaçi ndikon në tru, duke reduktuar dëshirën për alkool dhe kënaqësinë që ai sjell.

Për më tepër, semaglutide ngadalëson zbrazjen e stomakut, çka ul oreksin dhe ndihmon në reduktimin e kalorive – përfshirë ato që vijnë nga alkooli.

Ky zbulim konsiderohet një hap i madh përpara, pasi ofron një qasje të re trajtimi për këtë çrregullim kompleks.

Studiuesit theksojnë se nevojiten hapa të mëtejshëm, përfshirë miratimin nga autoritetet shëndetësore, në mënyrë që ky trajtim të bëhet më gjerësisht i disponueshëm për pacientët në nevojë. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakAntibiotikët nuk rrisin rrezikun për sëmundjen celiake
Artikulli i rradhës Moti sot me diell dhe vranësira

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.