Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Si u përhap hantavirusi në anijen turistike dhe u zbulua vetëm pas rreth një muaji?

Lajme 08/05/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një shpërthim vdekjeprurës i hantavirusit në bordin e anijes turistike “MV Hondius” ka shkaktuar tre viktima dhe disa të infektuar, ndërsa autoritetet shëndetësore ndërkombëtare po hetojnë mënyrën se si virusi u përhap dhe pse u zbulua me vonesë.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), shpërthimi u zhvillua gjatë disa javëve, ndërsa anija po lundronte nga Argjentina drejt Antarktidës dhe më pas nëpër Atlantik, me ndalesa në ishuj të largët, shkruan MedicalXpress transmeton Gazeta Shneta.

Anija, e operuar nga kompania holandeze Oceanwide Expeditions, kishte nisur udhëtimin më 1 prill nga jugu i Argjentinës, me rreth 140 pasagjerë dhe ekuipazh nga disa shtete të botës.

Rasti i parë u shënua më 6 prill, kur një shtetas holandez 70-vjeçar, ku  sëmur me temperaturë të lartë, dhimbje koke dhe simptoma të tjera.

Ai ndërroi jetë më 11 prill në bordin e anijes, ndërsa shkaku fillestar i vdekjes nuk u konfirmua menjëherë.

Në ditët dhe javët në vijim, raste të reja u raportuan mes pasagjerëve dhe ekuipazhit, përfshirë një grua gjermane që humbi jetën në bord dhe një shtetas britanik që ndodhet në gjendje të rëndë në kujdes intensiv në Afrikën e Jugut.

Një tjetër rast u konfirmua edhe në Zvicër, pasi një pasagjer që kishte zbritur nga anija rezultoi pozitiv me hantavirus.

Sipas të dhënave të OBSH-së, kaluan rreth tre javë deri në konfirmimin e parë laboratorik të infeksionit, duke bërë që shpërthimi të kuptohej vetëm pasi disa persona kishin ndërruar jetë.

Hantavirusi zakonisht përhapet përmes kontaktit me jashtëqitje të brejtësve të infektuar dhe në raste të rralla mund të transmetohet edhe nga njeriu te njeriu, megjithatë rreziku për popullatën e gjerë konsiderohet i ulët.

Autoritetet shëndetësore në disa kontinente janë duke kryer gjurmimin e kontakteve dhe hetimin e burimit të infeksionit.

Sipas hetimeve paraprake, dyshohet se infeksioni mund të jetë marrë para nisjes së lundrimit gjatë një ekskursioni në Ushuaia të Argjentinës, por ende nuk ka konfirmim zyrtar.

Ndërkohë, pasagjerët e mbetur në anije janë izoluar dhe po monitorohen nga ekipet mjekësore, ndërsa hetimet për shpërthimin vazhdojnë.

Artikulli paraprakTë punosh në Riga Pharm: më shumë se një vend pune, një kulturë zhvillimi profesional
Artikulli i rradhës Dr. Morina: Skriningu neonatal ka nisur edhe në Pejë, Prizren dhe Gjilan

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.