Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

“Ku ka vaksina falë, janë helm”, prindërit nuk vaksinojnë fëmijët kundër fruthit, pesë raste në Infektivë

Lajme 10/05/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Pesë raste të fëmijëve të prekur nga fruthi janë duke trajtuar në Klinikën Infektive. Kjo pasi një numër i prindërve nuk janë duke vaksinuar fëmijët e tyre. Mirëpo në QKMF në Fushë Kosovë, pas paraqitjeve të rasteve me fruth, u janë drejtuar qendrave të vaksinimit.

Thirrjeve të IKSHPK nuk po i binden një numër i prindërve.

Vaksinimi i fëmijëve me vaksinën kundër fruthit, pavarësisht se është obligim ligjor, nuk po praktikohet nga disa prej tyre.

Madje ata nuk hezitojnë të paraqesin edhe qëndrimin e tyre nëpër komente në rrjete sociale.

“Çdo prind ka të drejtë të vendosë për fëmijën e vet; sa më përket mua, unë zgjedh të mos e aplikoj këtë vaksinë.

Po ku ka vaksina fal bre. Po këto janë helme e efektet po shihen mas do vjete”.

Këto janë vetëm disa prej komentet e personave që po kundërshtojnë një gjë të tillë.

Por si pasojë e mosvaksinimit të fëmijëve, së fundmi janë paraqitur disa raste të fëmijëve të infektuar me fruth.

Madje disa është dashur të kërkojnë trajtim në Klinikën Infektive.

“Për momentin në Klinikën Infektive janë duke u trajtuar pesë raste, përfshirë edhe rastin i cili është kthyer nga mjekimi intenziv ku ka qenë për disa ditë për shkak të një komplikimi të rëndë nga sëmundja ku tash për tash kemi pesë raste”, thotë drejtoresha e Infektivës, Vera Berisha-Ndrejaj.

Por pas këtyre rasteve, në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Fushë Kosovë, janë rritur rastet e prindërve që kanë sjellë fëmijët e tyre për vaksinim.

“Me paraqitjen e rasteve të fruthit, edhe në Qendrën tonë vërehet një fluks shumë më i madh i prindërve me fëmijë të cilët i sjellin fëmijët me marrë vaksinën MMR. Derisa deri para pak kohësh numri mesatar i fëmijëve që e kanë shtyer vaksinimin ka qenë 2-3 fëmijë, ditëve të fundit kemi me mbi 18 raste në ditë”, thotë mjeku familjar, Mustafë Gashi.

Mjeku familjar, Mustafë Gashi ka treguar për rreziqet që vijnë nga fruthi.

“Fruthi është sëmundje që nuk atakon lëkurën pasi lëkura është vetëm në lëkurë, por atakon drejt organizimin duke filluar prej rrugëve të sipërme të frymëmarrjes pastaj rrugët e poshtme të frymëmarrjes, mushkëritë që mund të shkaktoj ndezje të mushkërive e që është fatale për fëmijë. E poashtu infeksion në terë trupin sidomos në sistemin trunor”, tha ai.

Se cila është rëndësia e vaksinës kundër fruthit tregon infektologu Hamdi Ramadani.

“Është vaksinë që 60 vite e përdorur në nivel botëror, dhe është vaksina më e mirë në infektologji dhe në shkencë që deri me tash edhe ka bo mbrojtje të saj dhe solide ndaj kësaj sëmundje të keqe dhe të rëndë dhe e ka ulur shkallën e sëmundshmërisë”, tregoi ai.

Doza e parë e kësaj vaksine jepet në moshën 12 muajshe,  kurse doza e dytë jepet para fillimit të shkollës (5-6 vjeç). /tëvë1/

Artikulli paraprakNdrejaj: Pacientet që s’patën sukses në privat po trajtohen me sukses me IVF në QKUK
Artikulli i rradhës Studim: Marramendja mund të jetë shenjë e hershme e problemeve kardiake

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.