Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Virusi i Hantavirusit: Pasagjeri grek transferohet me avion ushtarak drejt karantinës

Lajme 11/05/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një pasagjer grek është vendosur në karantinë në Athinë si masë paraprake, pasi u evakuua nga anija turistike “MV Hondius”, ku u raportua një shpërthim i hantavirusit që ka shkaktuar disa viktima dhe dhjetëra raste të dyshuara infektimi.

Pasagjeri, identiteti i të cilit nuk është bërë publik, po mbahet në izolim në Spitalin e Përgjithshëm Universitar “Attikon” në Athinë. Sipas autoriteteve greke, ai nuk ka shfaqur asnjë simptomë të sëmundjes, por do të qëndrojë për 45 ditë në një dhomë izolimi me presion negativ, e përgatitur posaçërisht për raste të tilla, shkruajnë mediat greke transmeton Klankosova.tv.

Evakuimi i pasagjerëve u krye të dielën, pasi anija “MV Hondius” mbërriti në Tenerife, ishulli më i madh i arkipelagut të Ishujve Kanarie në Spanjë. Pasagjeri grek ishte pjesë e grupit prej 26 personash që u transportuan fillimisht në Eindhoven të Holandës me një fluturim evakuimi dhe më pas në Greqi me një avion ushtarak C-130 të Forcave Ajrore Greke, nën mbikëqyrje mjekësore.

Ministri grek i Shëndetësisë, Adonis Georgiadis, deklaroi përmes një postimi në rrjetet sociale se nuk ka arsye për panik, duke theksuar se pasagjeri nuk ka shfaqur shenja infeksioni dhe se karantina është vendosur vetëm për arsye sigurie, transmeton Klankosova.tv.

Sipas raportimeve, të paktën gjashtë persona në bord kanë rezultuar pozitivë me hantavirus, ndërsa tre persona kanë humbur jetën që nga fillimi i shpërthimit, përfshirë edhe një pasagjer të anijes. Një shtetas amerikan i evakuuar gjithashtu ka rezultuar pozitiv, por mbetet pa simptoma.

Artikulli paraprakRrjetet sociale nxisin refuzimin e vaksinave
Artikulli i rradhës Studim: Fëmijët britanikë po rriten më shumë në gjatësi për shkak të obezitetit

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.