Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka njoftuar se pesë mjekë specialistë të profileve të ndryshme kanë nisur punën në këtë institucion shëndetësor.
Sipas njoftimit të spitalit, specialistët e rinj janë angazhuar në fushat e infektologjisë, emergjencës, ortopedisë, nefrologjisë dhe biokimisë klinike.
Mjekët që kanë filluar punën janë:
Dr. Besarta Thaqi Kuçi – specialiste e infektologjisë,
Dr. Kadri Çetaj – specialist i mjekësisë emergjente,
Dr. Valdrin Komoni – specialist i ortopedisë,
Dr. Liridon Myrtaj – specialist i nefrologjisë,
Dr. Artin Dervishi – specialist i biokimisë klinike.
Në njoftim thuhet se mjekët janë pritur nga drejtori ekzekutiv i spitalit, Dr. Fahri Hasani, dhe drejtori mjekësor, Dr. Shkumbin Berisha.
Sipas spitalit, angazhimi i specialistëve të rinj pritet të ndikojë në forcimin e kapaciteteve profesionale dhe në ofrimin e shërbimeve shëndetësore për pacientët në rajonin e Pejës./Gazeta Shneta/




