Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Psilocibina mund të ndikojë në aktivitetin e trurit dhe të përmirësojë shëndetin mendor

Jetë 12/05/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një studim i ri nga Universiteti i Kalifornisë në San Francisko sugjeron se psilocibina, një substancë psikedelike që gjendet në kërpudhat “magjike”, mund të shkaktojë ndryshime afatgjata në funksionin dhe strukturën e trurit, duke ndikuar pozitivisht edhe në shëndetin mendor.

Studiuesit analizuan 28 të rritur të shëndetshëm që nuk kishin përdorur më parë substanca psikedelike.

Ata morën një dozë të ulët dhe më pas një dozë të lartë psilocibine, ndërsa u monitoruan përmes skanimeve të trurit para, gjatë dhe pas përdorimit.

Rezultatet treguan se doza e lartë solli ndryshime të dukshme në aktivitetin e trurit, lidhjet nervore dhe gjendjen psikologjike të pjesëmarrësve, shkruan burimi Medical News Today transmeton Gazeta Shneta.

Shumë prej tyre raportuan përvoja të pazakonta të vetëdijes, si dhe përmirësim të humorit, rritje të mirëqenies dhe fleksibilitet më të madh në të menduar.

Studiuesit vunë re një rritje të “entropisë së trurit”, një tregues që lidhet me kompleksitetin e aktivitetit cerebral dhe aftësinë për të ndryshuar modelet e mendimit.

Ky ndryshim u shoqërua me rritje të vetëdijes dhe përmirësim të gjendjes mendore deri në katër javë pas trajtimit.

Gjithashtu u identifikuan ndryshime në lidhjet strukturore të trurit, të cilat mund të tregojnë për një formë të “neuroplasticitetit” – aftësinë e trurit për t’u riorganizuar dhe përshtatur.

Ekspertët theksojnë se këto gjetje mund të kenë rëndësi për trajtimin e depresionit dhe ankthit, veçanërisht në rastet kur terapitë standarde nuk funksionojnë.

Megjithatë, ata theksojnë se nevojiten studime të mëtejshme për të kuptuar plotësisht efektet dhe sigurinë e psilocibinës. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakInflacioni në Kosovë arrin 7.5 për qind, këto janë produktet më të shtrenjta
Artikulli i rradhës Rritja e hapave ditorë mund të përshpejtojë rikuperimin pas operacionit

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.