Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Dy mjekët e arrestuar në Vushtrri dyshohet se kërkonin ryshfet deri në 300 €

Lajme 13/05/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Dy mjek, punonjës të spitalit në Vushtrri, që u arrestuan të mërkurën, me dyshimet për marrje të ryshfetit, kanë pasur aktakuza, po për këtë vepër, edhe më parë.

Kështu i ka thënë KosovaPress-it një burim që ishte në dijeni të kësaj çështjeje.

Dy mjekët, që u arrestuan të mërkurën paradite në spitalin e Vushtrrisë, në prani të prokurorit, dyshohet se kanë marrë para jashtëligjshëm, për shërbimet që kanë ofruar, të paktën në tetë raste.

Lajmin e ka bërë të ditur më herët gjatë ditës Prokuroria Themelore në Mitrovicë. Sipas saj, dy të dyshuarit, me inicialet E.S. dhe V.R. u prangosen nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Marrja e ryshfetit”.

“Bazuar në dyshimet fillestare, E.S. dyshohet se në tri raste, ndërsa V.R. në pesë raste, kanë kërkuar dhe pranuar para nga qytetarët në këmbim të ofrimit të shërbimeve shëndetësore”, thuhet në njoftimin e kësaj prokurorie.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

Kërkesa për paraburgimin e tyre është dërguar pasdite nga Prokuroria Themelore ndërsa pritet që mjekët të dalin nesër para gjykatësit.

KosovaPress merr vesh jozyrtarisht nga burimet e veta se të dyshuarit merrnin ryshfet nga 50 deri në 300 euro, varësisht nga rastet.

Artikulli paraprakFDA mund të kufizojë përdorimin e ilaçeve për humbje peshe
Artikulli i rradhës Akumulimi i yndyrës në muskuj mund të ndikojë negativisht në zemër dhe metabolizëm

Ju sugjerojmë

Aksidenti tragjik në Komoran: Tre të lënduarit po trajtohen në QKUK, gjendja e tyre e rëndë

21/07/2026 Lajme

Moti i lig: Ekipet e KEDS-it në terren për të monitoruar situatën me rrymë

21/07/2026 Lajme

Gruaja e Hysen Durmishit bëhet këshilltare e ministrit Vitia

21/07/2026 Lajme

IKD: Ngërçi politik po rrezikon funksionimin e institucioneve të pavarura

21/07/2026 Lajme

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkon gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Arratiset një person i ndaluar gjatë trajtimit mjekësor në Suharekë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.