Spitali i Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” ka njoftuar se gjatë tre muajve të parë të vitit 2026 në Shërbimin e Radiologjisë janë realizuar gjithsej 7,796 ekzaminime radiologjike.
Sipas spitalit, ky shërbim funksionon 24 orë dhe mbështet diagnostikimin e pacientëve që nga repartet emergjente deri te klinikat tjera të spitalit.
Në kuadër të ekzaminimeve të kryera përfshihen Rëntgeni Nativ, ultrazëri, tomografia e kompjuterizuar (CT) dhe mamografia.
Nga spitali është theksuar se ekipi i Radiologjisë punon vazhdimisht për të ofruar diagnostikim të shpejtë dhe të saktë për pacientët që marrin shërbime në këtë institucion shëndetësor./Gazeta Shneta/




